Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=3578]

Shqipëria, për herë të parë, mori pjesë zyrtarisht në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino, në datat 12-16 maj 2016  . Ministria e Kulturës së Shqipërisë, me mbështetjen e Rajonit të Pulias, të Qendrës së Kulturës Shqiptare, të Fondacionit Gramshi të Pulias dhe të Shtëpisë Botuese “Besa”, merr pjesën zyrtarisht, me stendë dhe program të pasur takimesh, në Sallonin e Librit në Torino.

 

Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro ishte e ftuar nëë ceremoninë e hapjes së panairit, ku merrnin pjesë Ministri i Kulturës, Dario Franceschini, kryetari I bashkisë së Torinos Piero Fassino dhe personalitete të tjera të artit dhe kulturës italiane dhe më gjerë. Prania e shqipërisë në këtë edicion  nënvizon vullnetin për forcimin e bashkëpunimit kulturor me Italinë, vend me të cilin Shqipëria ka lidhje të thella miqësore dhe përkime kulturore, për t’i dhënë jetë kështu një programi të gjerë aktivitetesh që shërbejnë për njohjen në Itali të kulturës dhe letërsisë së vendin përtej Adriatikut, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë brezit të shkrimtarëve të rinj.

Ministrat e Kulturës, Franceschini, Kumbaro dhe kryetari Fassino vizituan së bashku stendat e edicionit XXIX të Salllonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, duke shkëmbyer mesazhe bashkëpunimi në ndalesën e parë në stendën e Shqipërisë. Në ambientet e panairit, Ministrja Kumbaro zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e saj Franceschini, temë e rëndësishme e të cilit mbetet bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore,  në mënyrën e administrimit të trashëgimisë dhe Michele Emiliano, Presidenti  Rajonit te Puglia-s, Michele Emiliano, i cili vizitoi edhe stenden shqiptare.

 

Në datën 13 maj u mbajt një takim i rëndësishëm në sallonin e Librit në stendën e Rajonit të Puglia-s ndërmjet Ministrit të Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, Presidentit të Rajonit të Puglia-s, Michele Emiliano dhe Drejtoreshës së Industrisë së Turizmit dhe Kulturës, Loredana Capone-s. Një takim që shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve kulturore mes dy brigjeve.

Ministrja e Kulturës Kumbaro theksoi në hapjen e takimit “Sot jemi këtu me një pasaportë të re që mund ta përfaqësojë më së mirë vendin tonë, një pashaportë kulturore ku letërsia zë një vend të rëndësishëm”. Ministrja kujtoi ndër të tjerat se Shqipëria e ka parë Italinë për vite me radhë nga ana tjetër e bregut si një siluetë, përtej detit që I ka ndarë në kohën e errët të diktaturës. Tashmë ky det është kthyer në një “lumë” me një prurje dijesh, përvojash, marrëdhëniesh jo më me një drejtim të vetëm, por që rrjedh në të dyja drejtimet duke lidhur kështu të dy vendet tona. Një rrjedhë shkëmbimesh ku kultura e letërsia zë vend parësor.

 

“Është koha të lidhim një marrëveshje bashkëpunimi të përgatitur prej kohësh sepse kultura është investimi më I rëndësishëm. Shqipëria –sipas presidentit Emiliano, është vendi me të cilin ka mërrëdhënie më të mira në rrafshin ndërkombëtar si dhe vendi që ai ka më për zemër. Kjo lidhje dhe simpati ka rrënjë të thella. Presidenti solli në vëmendje hapat e rëndësishëm që janë bërë këto vitet e fundit në drejtim të bashkëpunimit, duke theksuar sidomos sukseset në fudhën biomjekësoe dhe ato në drejtim të kërkimeve historiko-arkeologjike. Edhe Drejtoresha Loredana Capone ka sjellë në vemendje suksesin në projektin ArtVision e ka bërë me dije lajmin e miratimit nga Bashkimi Europian të projektit Art Welt, për mbështetjen e turizmit kulturor, në të cilin është e përfshirë Rajoni I Puglia-s dhe Shqipëria. Ky lajm shënjon një hap të rëndësishëm për firmosjen së afërmi të marrëveshjes e cila ka në qendër të vemendjes vlerësimin e arteve dhe spektaklit, jo vetëm si një mundësi ballafaqimi dhe shkëmbimi kulturor por edhe si motor zhvillimi dhe punësimi që sjell përfitime të ndërsjellta në të dyja anët e Adriatikut.

Kultura-pasaPORTË”, motoja e Shqipërisë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino , përveçse është një pasaportë identiteti, na jep mundësinë të kapërcejmë kufijtë dhe të komunikojmë me kulturat e tjera. Tema e migracionit  u diskutua në takimin “Përtej kufijve prej uji e fjalësh. Të rrëfesh kufijtë, të rrëfesh vendin tënd dhe atë përballë me fjalë dhe imazhe”, me praninë e shkrimtarëve Anilda Ibrahimi dhe Alessandro Leogrande, regjisorit Roland Sejko, gazetarit dhe drejtuesit të Qendrës së Kulturës Shqiptare, Benko Gjatës, në moderimin e përkthyeses letrare, Mimoza Hysa.

Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Drejtorit  të Arkivit të Institutit Luce, Enrico Bufalini,  përfaqësuesve të shtëpisë botuese Einaudi, Dudaj dhe të interesuarve për letërsinë.

Shkrimtari dhe gazetari Alessandro Leogrande u shpreh se: “25 vjet është kohë e mjaftueshme për të kuptuar si kanë ndryshuar ‘kufijtë’ e Italise  dhe Shqipërisë dhe për të konstatuar sesi në të njëjtën kohë se ‘ kufi’ ka mbetur vetëm një fjalë me shumë kuptime.  Duhet kuptuar se marrëdhëniet mes Puglias dhe Shqipërisë i kanë rrënjët më të thella se koha e ‘ftohjes së madhe’, kur shqiptarët perceptoheshin si i ‘huaji’.  25 vjet më vonë vëmë re se një komunitet i gjerë prej gjysmë milioni shqiptarësh është integruar në vendin tonë. Shkëmbimet janë të qëndrueshme dhe jo shpesh të rrëfyera dhe të analizuara aq sa duhet. Sot, që projekti evropian ngjan në krizë, për shkak të mbylljes në vetvete të  shteteve-komb, sidomos të vendeve të Lindjes, që po bëhen së fundmi pjesë e BE-së, marrëdhëniet ndëradriatike të një vendi që kërkon të hyjë në BE me një vision tjetër, përbën një veçanti. Kjo, vetëm nëse të rrëfyerit të  ‘Tjetrit’ dhe ‘Vetvetes’ përmirësohet gjithnjë nëpërmjet një këndvështrimi kritik”.

 

Kineasti Roland Sejko, fitues i çmimit Donatello për realizimin e filmit “Anija” shtoi në diskutimin mbi temën e emigracionit se: “Të qënit larg vendit të lindjes të jep mundësinë ta shohësh shoqërinë, zhvillimin, ndryshimin dhe fenomenin, të shkëputur prej tij. Kur kam parë “L’America” jam ndjerë i fyer, sot mbetet për mua një nga filmat më të arrirë që më ka frymëzuar edhe për filmin “Anija”, për të vetmen arsye se besoj se sot mund të shkohet më në thelb të çështjes nga një këndvështrim tjetër.

Shkrimtarja Anilda Ibrahimi duke folur për kufijtë linguistikë të gjuhës u shpreh se: “ Duke rrëfyer në një gjuhë të huaj i jap më shumë frymëmarrje të lirë historisë dhe kjo i jep një dimension emancipues rrëfimit. Parë nga jashtë Shqipëria jep përshtypjen e një shoqërie patriarkale, por motori i shoqërisë mbeten gratë, ato që lindin jetën dhe e përcjellin. Jemi në një fazë kur nuk mund të flitet më për letërsi dhe shkrimtarë emigracioni, sepse tashmë shqiptarët që shkruajnë në gjuhën italiane shkruajnë për njeriun dhe përtej këtyre temave”.

 

Në datën 15 maj në Sallën Babel, u zhvillua takimi “Nga një vend në tjetrin, nga një gjuhë në tjetrën: shkrimtaria si pasaportë”, me shkrimtarët Carmine Abate, Arben Dedja si dhe Visar Zhiti, i ngarkuari me punë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Visar Zhiti në takimin e stendës shqiptare u shpreh se: “Gjuha është atdheu i vërtetë. Gjuha është gjak, frymë shpirt. Të gjithë udhëtojmë dhe nëpërmjet udhëtimit njohim të tjerët. Kur njohim të tjerët kuptojmë Uni-n. Ne jemi në univers, udhëtimi më i vështirë. Libri nuk ka kohë. Carmine Abate, nga Hora e Arbereshëvet, që nuk rresht së shkruari historitë e arbëreshëve, në diskutimin për kapërcimin e kufijve shprehet se: “Plaga e nisjes është pasuri, prandaj gjuha arbëreshe mbetet gluha e bukës, gluha e zemrës. E tashmja e të ardhmes është pritja.

Shkrimtari Arben Dedja: “Atdheu i vërtetë është fëmijëria. Për të shkruar jo në gjuhën e lindjes duhet të jesh jashtë shoqërisë ku jeton, jashtë mendjes, jashtë lëkurës. Sot unë mund të shkruaj poezi në gjuhën italiane dhe prozë në gjuhën shqipe. Mendoj se kjo mënyrë e të shprehurit është pasuri”.

Në sallen Babel të Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, edicioni XXIX u prezantua edhe katalogu “Albanian Books”.

Drejtoresha e Krijimtarisë së fjalës dhe përkthimit në ‎Ministrinë e Kulturës, Mimoza Hysa dhe Ervisa Paloka prezantuan katalogun “Albanian Books” prej 32 autorësh të përgatitur nga Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të shtëpive botuese italiane, autorë dhe bashkatdhetarë. Ky është vetëm hapi i parë i përpjekjes institucionale për të kapërcyer kufijtë linguistikë përmes letërsisë dhe autorëve shqiptarë.

Përveç stendës dhe takimeve të organizuara nga Ministria e Kulturës, në Panairin e Torinos, Shqipëria u përfaqësua dhe nga botuesit: Dudaj në IBF (Forumi Ndërkombëtar i të drejtave), Toena me stende, si dhe shkrimtarë të tjerë shqiptarë të talentuar që promovuan librat e tyre të rinj si Darien Levani, Ismete Selmanaj Leba, Zharina Sinani, etj…Bashkë për të njëjtin qëllim: Promovimin e letrave shqipe.

Mediat italiane dhe vizitorë të shumtë patën interes për stendën shqiptare dhe diskutimet e shumta që u organizuan në ditët e Panairit të Librit në Torino 2016.{:}