Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Takimin e 8-të të Shteteve Palë të Konventës së UNESCO-s 1970, delegacioni shqiptar i përbërë nga Delegacioni i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, MEKI dhe Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ndau përvojën dhe angazhimin në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore.

Ambasadorja pranë UNESCO, Znj. Besiana Kadare theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solli në vëmendje rastin e suksesshëm të rikthimit të 20 ikonave të trafikuara, në mënyrë të paligjshme dhe të rikthyera në dhjetor 2023 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria kontribuoi edhe në hartimin e një rezolute të re, me fokus në forcimin e kapaciteteve dhe parandalimin e këtij fenomeni global.