Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6958]

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të luftës së parë botërore dhe si pjesë e nismës të Presidencës italiane të BE-së, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Durrës organizuan një ceremoni përkujtimore dhe homazhi për viktimat e Luftës së Parë Botërore.

Ceremonia u zhvillua, të dielën më datë 27.korrik, në ora 20.30, tek sheshi përpara Bashkisë së Durrësit.

Ceremonia përfshiu fjalime të Kryetarit të Bashiksë, z. Vangjush Dako si dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës me në krye Zëvendës Ministrin, z. Zef Çuni.

Pjesa kryesore e ceremonisë ishte interpretimi i pjesës muzikore “Heshtja”, e cila u luajt  në shumë vende të botës, si SHBA, Britania e Madhe, Greqia, Portugalia, Hungaria, Rumunia, Kosta Rika, Mali i Zi, Rusia, Kuba, Polonia, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

Aktiviteti ishte nismë e gazetarit dhe shkrimtarit italian Paolo Rumiz nën drejtimin artistik të trompistit dhe kompozitorit Paolo Fresu.

Trompisti i përzgjedhur shqiptar i cili luajti të njëjtat tinguj si në gjithë botën, si moment bashkimi dhe shprehje e përbashkët e homazhit për viktimat e Luftës së Parë Botërore është Reinald Foçi.

Ceremonitë e ngjashme që u zhvilluan vende të ndryshme do të shfaqen në një program të posaçëm televiziv nga RAI.

Shqipëria me këtë ceremoni iu bashkua një aktiviteti global për të përkujtuar Luftën e Parë Botërore dhe për të shprehur homazh për viktimat e një ngjarje të rëndësishme historike botërore si një moment reflektimi kundër luftës dhe në mbështetje të një Evrope dhe Bote të paqes.{:}