Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë njofton se përzgjedhja përfundimtare për projekt- propozime në Art Kulturë do të shpallet në datën 9 shkurt 2015 në faqen zyrtare të MK-së.

Kolegjiumi, i ngritur për vlerësim të projekt-propozimeve në MK, njofton se shtyrja e afatit për thirrjen e shpallur, interesi në rritje i aplikantëve, sidomos në javën e fundit të thirrjes, prezantimi i numrit të madh të projekt-ideve nga subjekte, organizata, apo shoqata kulturore, ndikuan në  kohëzgjatjen e procesit të vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura.

Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet 2015 do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre artin dhe kulturën. Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht, ose kryesisht në Shqipëri. Aktivitetet e propozuara duhet të përfundojnë brenda datës 6 dhjetor të vitit 2015.
Ju falenderojmë për besimin, ju garantojmë bashkëpunim profesional në idetë dhe projektet që keni prezantuar. Suksese të gjithë pjesëmarrësve!{:}