Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Igli Hasani, në eventin jubilar në nder të Skënder Sherifit, autorit frankofon belgo-shqiptar që ka ruajtur një lidhje të fortë me Shqipërinë dhe Kosovën!

Me një karrierë të shquar shumëvjeçare në shkrime, gazetari e studime, Skënder Sherifi ka fituar një vend të rëndësishëm dhe të merituar mes mendjeve më të ndritura shqiptare.
Nderimi i tij si një prej figurave ekselente të diasporës shqiptare është shprehja e mirënjohjes për kontributin e tij të palodhur në promovimin e kulturës dhe historisë shqiptare përtej kufijve.