Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në një atmosferë plot emocione dhe ngjyra, pata kënaqësinë të ndaj çmimet për talentet e reja të Liceut Artistik “Jordan Misja”, të cilët sollën Tiranën “në sytë e tyre” përmes një ekspozite impresionuese.

Ky konkurs artistik, i organizuar nga Fondacioni “Arben Tafaj”, këtë vit festoi 32-vjetorin—një traditë që vazhdon të frymëzojë e mbështesë breza të rinj artistësh, që të shprehin identitetin dhe vizionin e tyre për qytetin që po rritet bashkë me ta.

Krenar të mbështesim artin, rininë dhe vlerat që na bëjnë bashkë si komunitet.

Foto Album