Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=”15259″]

 

Festimet e Ditës së Evropës këtë vit do të zhvillohen në Butrint,  me pjesëmarrjen e veçantë  të sopranos me famë ndërkombëtare,  Inva Mula, artiste e cila ka një karrierë prej më shumë se 2 dekadash në skenat më të njohura botërore.

Ky koncert është organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me TKOB, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Integrimit Europian dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

Pjesëmarrës të tjerë në këtë koncert do të jenë edhe tenori Armaldo Kllogjri, Kori i TKOB-së i drejtuar nga Dritan Lumshi dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, drejtuar nga Maestro Noorman Ëidjaja, i cili ka drejtuar edhe më parë orkestrën e TKOB në disa produksione shumë të rëndësishme dhe të mirëpritura nga publiku. Programi i koncertit do të përfshijë pjesë të shkëputura nga kryevepra të kompozitorëve evropianë si Puccini, Verdi, Beethoven si dhe te atyre shqiptarë si Avni Mula, Thoma Gaqi dhe Nikolla Zoraqi, me pjesë  operistike  nga operat : “Nabucco”, “Ëerther”, “Carmen”, “La Traviata”, etj.

Në programin e kompozitorëve shqiptarë  do të interpretohen : “Agime shqiptare”, “Uvertura  festive”,  “Valle Simfonike”, etj.

Zhvendosja e skenës në skenën e Butrintit, për festimet e ditës së Evropës, synon të sjellë mesazhet e    trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë.

 

Ky koncert i vendosur pikërisht në këtë vend të lashtë, do të jetë një  ngjarje spektakolare  dhe qëllimi i tij për të festuar ditën e Evropës do ti japë një kuptim dhe rezonancë edhe më të madhe. Ajo përfaqëson një mundësi vërtetë unike për të kombinuar  prioritetet e Ministrisë së Kulturës në Art&Trashëgimi  dhe njëherësh visibilitetin e misionit të BE-së në Shqipëri kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, me mesazhin e rëndësisë së kulturës dhe trashgimisë kulturore e turizmit në Bashkimin Evropian dhe në politikat e tij të zgjerimit.{:}