Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Mijëra turistë dhe qytetarë mbushën bulevardin për të ndjekur nga afër garën dhe për të pritur me entuziazëm çiklistët në finish, pas një gare prej 160 km!

Gjatë gjithë ditës, qyteti u gjallërua me aktivitete për fëmijë, koncerte, performanca nga ansamble popullore, ekspozita, koleksioni i mjeteve historike RETRO dhe vespa, e shumë të tjera – një festë e vërtetë në prag të sezonit turistik!

Një impakt i jashtëzakonshëm për ekonominë dhe imazhin e vendit: eventi u transmetua në mbi 200 media ndërkombëtare, duke e prezantuar Shqipërinë përmes bukurive natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore, mikpritjes shqiptare dhe kulinarisë unike!

Foto Album