Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Fituesi i tretë i bursës – Korrik/Gusht 2014 – në Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë, si pjesë e Projektit ‘TIRANA in BETWEEN’. (organizuar nga Poeteka dhe mbështetur nga Traduki & Ministria e Kulturës) është prozatori serb Srđan Srdić.

Gjatë këtij muaji qëndrimi, përveç fokusimit në veprimtarinë e tij letrare, Srđan Srdić do të jetë në kontakt me jetën kulturore dhe letrare shqiptare, me hapësirën mediatike, do të bëhet pjesë e procesit krijues “Shkrimtarët përkthejnë shkrimtarë”, do të kryejë lexime publike në kafenetë letrare të kryeqytetit si dhe do të lexojë tekste në ditën përkujtimore në nder të Ernest Hemingway-it, më 21 korrik 2014.

Projektit ‘TIRANA in BETWEEN’ është një marrëdhënie ndërrajonale dhe klimë e re komunikimi mes shkrimtarëve. Në gjuhën shqipe janë përkthyer e botuar edhe autorë bashkëkohorë serbë si Vladimir Arsenijević, Srđan Valjarević (Botimet Poeteka) si dhe Vasko Popa (revista Poeteka).

Srđan Srdić ka lindur në Kikinda, Serbi, në vitin 1977. Ai u diplomua në Fakultetin Filologjik në Beograd, Departamenti i Letërsisë Botërore dhe i Teorisë Letërare, ku ai aktualisht po punon për tezën e tij doktorale me temë mbi teoritë e së vërtetës dhe si aplikohet ajo për tekstet Jonathan Swift-it.  Në vitet 2008-2011 Srđan Srdić ka qenë redaktor përgjegjës i Festivalit Ndërkombëtar të prozës së shkurtër, që mbahet në Kikinda. Aktualisht ai është një nga bashkë-redaktorët e revistës letrare “Severni bunker” dhe një nga redaktorët “The European Short Story Network”.

Srđan Srdić ka fituar një çmim letrar për veprën më të mirë në prozë, paraqitur në konkursin e organizuar nga revista e “Ulaznica” (2007) si dhe Çmimin “Lazareviç Laza” për tregimin më të mirë të ende të pabotuar në Serbi (2009).

Në vitin 2010 Srdić fitoi të vetmen bursë letrare serbe ofruar nga Fondacioni “Borislav Pekiç”. Romani i tij i parë “Vdekja e fushës” u botua në vitin 2010 dhe ishte në listën e ngushtë për çmimet më të rëndësishëm serbe dhe rajonale (Çmimit NIN, Çmimin Vital, Çmimi Mesa Selimovic, Çmimi Bora Stankoviç).

Libri i dytë Serdjan Srdic-it, një përmbledhje tregimesh të shkurtra, të cilësuara ‘Espirando’, u botua në vitin 2011 (për këtë vepër atij iu dha Çmimet letrare Biljana Jovanovic dhe Çmimi Edo Budisha). Libri i tij i tretë, një roman i titulluar “Satori”, u botua në mars të vitit 2013. Përmbledhja e tij e dytë me tregime të shkurtra, “Combustions”, u botua në prill të vitit 2014. Proza e Srđan Srdić-it është përkthyer në gjuhën angleze, shqipe, sllovene, polake, rumune, ukrainase dhe hungareze.{:}