Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Projekti Ars Aevi është një përpjekje ambicioze e këtyre dy dekadave të fundit në Bosnjë dhe Herzegovinë. Njihet për konceptin e vecantë – përmes së cilës artistët nga e gjithë bota bëhen themeluesit e një koleksioni të përbashkët në Sarajevë, për t’u vendosur në një ndërtese të muzeut të dizajnuar nga Renzo Piano. Më tepër projekti është interesant si hapësirë, pasi që është urë në kohë mes dy Boshnjakëve, ata të para luftës pas Olimpiadës, ku arti dhe kultura kanë luajtur rol të madh, në kohën kur është menduar projekti; dhe ate të pas luftes ku roli i artit ka ndryshuar, më shumë për shkak të margjinalizimit sistematik, me përjashtim të vetëm kur ka funksionuar si instrument i afirmimit të politikave të fabrikimit të identiteteve të reja etnike. Në 20 vitet e fundit, Ars Aevi është përfshirë në interakcion të përhershëm duke ndryshuar realitetet në Bosnjë dhe Herzegovinë, anët e tyre artistike, politike dhe finansiare.

Prezentimi në Shkolla Verore si Shkollë në Prishtinë synon të diskutojë sfidat dhe misionet e institucioneve të artit në një shoqëri komplekse dhe fragjile sikur Bosnja, dhe po ashtu të reflektoj për aspekte të ndryshme të prodhimit artistik dhe prodhimit të institucioneve.

11 korrik 2016

Amila Ramović: Ndërtimi i një institucioni të artit në një shoqëri në ndërtim,  ora 19:00

Leunora Salihu:  Prezantim, ora 20:00

Liburn Jupolli: Composing/Invention, ora 21:00

12 korrik 2016

Prezantim; Selma Selman; ora 20:00

13 korrik 2016

Prezantim: Joa Lundberg, ora 19:00

Bujar Hoxha, ora 21:15

14 korrik 2016

Stenth Unlimited, ora 19:00

Milica Tomic, ora 21:15

15 korrik 2016

Blerta Zeqiri, ora 19:00

Miran Mohar, ora 21:15

16 korrik 2016

Anna Witt, ora 19:00

Anne Barloë, ora 21:15

17 korrik 2016

Petrit Halilaj, ora 20:00

Vendi: Klubi i Boksit Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

 

Amila Ramović (Sarajevë, 1977) është Drejtore Ekzekutive në Ars Aevi Project – Muzeu i Artit Bashkëkohor në Sarajevë. Që nga viti 2000, ajo ka organizuar dhjetëra prodhime të artit bashkëkohor dhe ka kuruar ekspozita të udhëhequra nga artist nga Bosnia dhe ata ndërkombëtar. Ndër të tjera ka organizuar ekspoziten individuale të Braco Dimitrijević në Bienalen e Venedikut në 2009 dhe në Sarajevë 2010; anëtarët e grupit Sing Sing në Reggio Emilia me 2009, dhe Sarajevë me 2011, dhe Musem of Modern Art në Saint Etienne me 2012; Peter Ablinger në Sarajevë me 2014, etj. Si drejtore ekzekutive në Ars Aevi ajo ka qenë përgjegjëse për marrëdheniet koordinuese me partner në krijimin e kushteve për ndërtimin e Muzeut për Art Bashkëkohor në Sarajevë të dizajnuar nga Renzo Piano. Ajo është autore dhe redaktore e shumë publikimeve të Ars Aevi. Ajo ka PhD në praktikë artistike bashkëkorore sonike, dhe është profesoreshë në Akademinë e Muzikes në Sarajevë.

 

Leunora Salihu ka lindur në vitin 1977 në Prishtinë, Kosovë, ku edhe studioi në Akademinë e Arteve të Univeristetit të Prishtinës. Në vitin 1999 ajo u largua në Gjermani, ku vazhdoi studimet në Kunsthochschule Muthesius në Kiel dhe pastaj më tej në Akademinë në Düsseldorf, ku diplomoi në vitin 2009 në klasën e Tony Cragg.

Që atëherë, ajo ka marrë shumë çmime dhe ka qenë e përfshirë në ekspozita të shumta. Aktualisht ajo është duke përgatitur një ekspozitë personale për Fondacionin Philara në Düsseldorf dhe publikimin e librit të saj të parë.

Thomas Hirsch për artisten thotë: “Në veprat e saj, Leunora Salihu ka arritur të krijojë forma komplekse nga një shumëllojshmëri e materialeve të ndryshme, që ngjall një bollëk të asociacioneve brenda shikuesit, pasi që ato duken të jenë zhvillime abstrakte në forma tashmë të njohura. Në ndërtim, artistja shton objekte në module të ndërtuara në mënyre serike, të cilat janë të përcaktuara në mënyrë të barabartë nga sipërfaqja si dhe nga hapësira që e rrethon. Varësisht nga këndvështrimi, trupat e hapësirës, së artistës japin përshtypje, perspektiva të ndryshme dhe përcjellin një ndjesi të gjallë dhe dinamike në përsëritjen e tyre ritmike të një grupit të rrumbullaktë dhe elementeve katrore dhe permbyllet dhe komponentet e hapura të tyre. Artistja e përshkruan punën e saj si: “Një grup ‘kompleks’ të formave industriale, arkitektonike, dhe organike. Që formulojnë mundësi dhe kufij të lëvizjes së sugjeruar, të komponimeve organike dhe elemteneve – formë konstruktive dhe funksionalitetin e tyre në dukje, si dhe tranzicionet në mes skulpturës dhe bazamentit; të jashtmës dhe të brendshmës”. Duke marrë dhe larguar forma të njohura nga jeta e përditshme, Salihu krijon fusha të gjëra të asocioacioneve, megjithatë, të gjitha rrjedhin nga i njejti mjedisi i veçantë. Shikuesit nuk janë në gjendje t’i kategorizojnë ato. (…)

Artistja konsideron që të marrurit me trupin e vet është qensore në zhvillimin e strukturave të saj. Puna e saj ka një lidhje të dukshme me proporcionin e trupit të njeriut. Ashtu si takimi i dikujt me të kundertën e vetës, shikuesi përjeton praninë fizike ndaj skulpturës në dhomë. Shikuesi lidhë fizikalitetin e tij me strukturën dhe, në këtë mënyrë, bëhet një pjesë integrale e punës. Një çështje tjetër qëndrore për artistën është natyra e materialeve të përzgjedhur. Përdorimi i drurit, allçisë, çelikut, baltës, dhe plastikës gjithashtu ndikojnë në paletën e ngjyrave të veprave të saj, sepse ajo përmbahet nga aplikimi i ngjyrave. Ndikimi i formës dhe materialit kanë prioritet”.

Leunora Salihu jeton dhe punon në Düsseldorf.

 

Liburn Jupolli: Composing/ Invention

Një prezentim për punën personale dhe pervojat me kompozim gjatë këtyre viteve të fundit. Jupolli do të hulumtoj se si lidhet shpikja e instrumenteve me këtë përvoj dhe se si subjektet dhe mediumet e tjera mund të ndihmojne zhvillimin e punes.

Çfarë janë problemet që hasim në tentim të rimodelimit të instrumenteve apo shpikjës së tyre? Si mund të ndihmoj njohja e mekanikes në gjetje muzikore?

Puna me mikrotonalitet: Për më shumë, prezentimi do të vazhdoj me studimet dhe me gjetjën e formave të reja të ndërlidhjes së mediumeve të ndryshme përmes studimit të mëtutjeshëm për modalitetet e sjelljes nëpërmjet aspektit formal dhe strukturor.

Liburn Jupolli (i lindur me 11 dhjetor 1989 në Prishtinë, Kosovë) është muzikant shqiptar nga Kosova.

Qysh nga mosha 12 vjeçare ai ka filluar të kompozojë dhe të studiojë teori të muzikës, duke vijuar mësime private paralelisht me studimet në piano. Ai përfundoi shkollen fillore dhe të mesme të muzikes në piano dhe dy vite në kompozicion me profesorin Zeqiria Ballata në Universitein e Prishtines. Që nga viti 2004 ai ka komponuar muzikë për teater, film, animacion, produkcione vizuele dhe konceptuale në Ballkan, dhe ka punë shkruara për instrumentistët dhe ansamblet në Kosovo dhe jashtë. Ai gjithashtu punon në dizajnin dhe rimodelim të instrumenteve të reja, qysh nga viti 2010 ai ka përfunduar 5 instrumente origjinale. Ai studion kompozim në Paris në “Jacques Ibert” Conservatory në klasën e Stephane de Gerando dhe kompozim të elektro-akustik në CRR de Paris në klasen e Denis Dufour. Muzika e tij është përformuar në Kosovë, Shqipëri, Danimarkë, Francë, Itali, Angli, Finlandë, Estoni, dhe në SHBA.{:}