Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Me një fokus të fortë në efikasitet, kemi realizuar një numër të lartë procedurash prokurimi që kanë kontribuar në përmirësimin e shërbimeve të ndryshme për qytetarët!
Në 5 mujorin e parë të funksionimit është arritur të kursehen në vlerë absolute 20% e fondeve te prokuruara, duke ndikuar ndjeshëm në mirëmenaxhimin e buxhetit të shtetit.
Gjithashtu, në kuadër të masave të marra për zgjerimin e konkurencës, është mundësuar rritja e numrit të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në prokurimet e realizuara nga OBP.