Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Bienalja “Stemperando” vjen në Tiranë nga data 8 prill-10 maj, pas prezantimit të ekspozitës në Torino.

Ekspozita shëtitëse, pas Tirtanës do të vazhdojë udhëtimin në Romë, ku do të bëhet edhe mbyllja e Bienales.

Aktiviteti i zhvilluar per herë të parë në Tiranë, është përshëndetur edhe nga Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila e cilësoi të rëndësishme si  “Një dialog të rëndësishëm kulturor përmes Artit”.

Në fjalën e saj Kumbaro  garantoi edhe njëhere mbështetjen  dhe  politikat kulturore të MK-së, duke u shprehur se  “Ministria e Kulturës ka vetëm një detyrë, të mbështesë dhe të krijojë terren që fryma e artit të mos ndalet. E tillë ishte dhe kjo ekspozitë. Unë jam shumë e lumtur që nga Torinoja, ekspozita transferohet në Tiranë dhe nuk është një ekspozitë e thjeshtë. Janë 18 artistë shqiptarë të cilët dialogojnë, komunikojnë përmes gjuhës së artit në të gjitha format, aq më tepër në një lloj të veçantë që e kujtonim të harruar siç është letra, karta që për mua si një njeri që vij nga libri, kam një dashuri të pavdekshme në të gjitha format e veta. Është gjë e bukur dhe e jashtëzakonshme që arti ka hapësira të pafundme”.

“Stemperando” është një evenimet me rëndësi të madhe, i pritur nga publiku dhe mediat dhe mban ndër shpirtrat e tij të origjinës  idene të propozojë artistët krijues  të moshave të ndryshme dhe nga vende te ndryshme gjeografike dhe kulturore nëpërmjet përdorimit të një nga materialet më të rafinuar në art,  letrës. Përveç kësaj, ky botim është pasuruar nga një seksion historik ku ka veprat e mjeshtrave të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Ai gjithashtu mban karakterin shëtitës që i lejon atij për të rritur numrin e vizitorëve që lëvizin në tre vende prestigjioze të dy kryeqyteteve dhe një kryeqytet të kulturës.

Ky edicion i gjashtë është kuruar nga  Prof. Anselmo Villata  e  artisti , Alfred Milot Mirash. Sponsorizuar dhe organizuar nga Instituti Kombëtar i Artit Bashkëkohor, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare Universitare të Torinos, Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, Muzeu i Vjetër Villa Villa Doria Pamphili.

Katalogu i Bienales do të prezantojë  të gjitha veprat e ekspozuara, shënime biografike të artistëve pjesëmarrës, tekstet kritike nga Anselmo Villata dhe Alfred Milot Mirashi, nga Instituti Kombëtar i Artit Bashkëkoho, përshëndetje nga Ministrja e Kulturës,  Mirela Kumbaro Furxhi, prezantimin e Andrea De Pasquale, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Universitare e Torinos, Z. Melsi Labi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë,   Prof.Neritan Ceka, Ambasador i Italisë në Shqipëri.

Ne kete bienale te Torinos vendi i ftuar i nderit të këtij edicioni të gjashtë është Shqipëria, me pjesemarrjen e 18 artistëve përfaqësues të mjedisit të tyre kulturor, duke treguar aktivitetet e mahnitshme dhe vitalitetin artistik, Bienalja e Torinos e cila do të garantojë të drejtën e shikimit dhe në të njëjtën kohë të lejojë një audiencë të gjerë për të marrë në kontakt me artin bashkëkohor të këtij kombi në qendër të Mesdheut.

Shqipëria: Albien Alushaj, Helidon Haliti, Ardian Isufi, Pjeter Koleci, Beskida Kraja, Gjon Jon Kraja, Vladimir Llakaj, Fatos Lubonja, Ormira Lulani, Alban Met-hasani, Alkan Nallbani, Andi Nallbani, Admir Pervathi, Parlind Prelashi, Agron Rushiti, Alberto Saka, Helidon Xhixha, Armand Xhomo.

Ekspozita gëzon patronazhin e: INAC, Instituti Kombëtar i Artit Bashkëkohor; Ministria BB.AA.CC. Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë së Bibliotekave dhe Instituteve Kulturore, Rajoni Piemonte; Ministria e Kulturës së Shqipërisë; Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë; Muzeu Villa Doria Pamphili Villa Vecchia; Ambasada e Shqipërisë në Itali.

Foto: Adnan Beci{:}