Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Mirëmëngjes nga Vau i Dejës, ku falë investimeve të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, 24 familje në nevojë kanë përfituar përmirësim të kushteve në banesat e tyre në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social për vitin 2024.
 Rikujtesë për Bashkitë e Vendit!
Vijon të jetë e hapur thirrja për aplikime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026.
Bashkitë kanë mundësinë të përfitojnë financime për projekte që përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe ofrojnë siguri për qytetarët.
 Afati i aplikimit: 31 Janar 2025
Për informacione të mëtejshme, mund të kontaktoni në: drejtoria.strehimit@meki.gov.al