Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Suor Angelica e Gianni Schicchi”, dy opera në një akt të vetëm të Trittico nga Giacomo Puccini, me libret të Giovacchino Forzano kanë nisur provat për të sjellë premierën në datën 14 shkurt. “Suor Angelica” do të interpretohet nga sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho, me regji të Marco Pucci Catena, muzikant, muzikolog dhe regjisor.
Triptiku puçinian ku interpreton soprano me famë ndërkombëtar, Ermonela Jaho, në vitin 2013  u vlerësua si DVD-ja më e mirë operistike, me çmimin “The International Opera Awards”. Dirigjenti Sebastiano Rolli do të drejtojë Orkestrën Simfonike të TKOB-së, ndërsa Marco Pucci Catena do të kujdeset për regjinë e operas “Suor Angelica” . Opera “Gianni Schicchi”do të interpretohet nga baritoni i famshëm Gëzim Myshketa që do të kujdeset dhe për regjinë.  Myshketa ka debutuar me sukses në këtë opera në vitin 2011 në Teatrin Verdi, Trieste.  Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa do të alternohen me vokalët Irini Nikolla e Leonardo Galezzi, që do të interpretojnë si protagonistët në opera.
Kjo shfaqje do të realizohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.
“Suor Angelica”, opera me zëra vetëm femërorë vendosur në një manastir në fund të shekullit XVII-të, trajton një ngjarje tragjike të një të reje e detyruar të jetojë në manastir pasi kishte lindur një fëmijë jashtë martese dhe që vendos të vetëvritet kur tezja, Princeshë, i komunikon lajmin e vdekjes së të birit. Pas debutit si tenor në Fondacionin e Arena di Verona, Marco Pucci Catena iu dedikua regjisë dhe shfaqjet e tij janë mirëpritur në “Philadelphia Opera Company”, Teatrin “La Fenice” në Venecia, “Arenën e Veronës”, Teatrin “San Carlo” të Napolit.
Vënia në skenë e “Gianni Schicchi”, frymëzuar nga personazhi fiorentin që e gjejmë në XXX-ën Këngë të Ferrit në mes personave hipokritë duke u shtirur si kufomë e Buoso Donati duke diktuar një testament të rremë, do të na japë mundësi të kujtojmë Dante Aligerin në përvjetorin e 750-të të lindjes. Leonardo Galeazzi ka debutuar me sukses në Maggio Fiorentino, në Bergamo Musica Festival, në Taormina, në Festival de Sédières, në Klagenfurt, në teatrot e Rajonit Lombard, në Trieste, Bari, Piacenza, Rovigo, Ravenna, në Japoni, Austria, Poloni, Slloveni dhe Francë.
“Suor Angelica e Gianni Schicchi” do të drejtohen nga Sebastiano Rolli, i konsideruar nga kritika si një interpretuesit më interesantë të gjeneratës së tij. Fillon karrierën si drejtues orkestre dhe bashkëpunon, mes të tjerash, me Orkestrën Simfonike “Giuseppe Verdi” në Parma, me Orkestrën Stabile  të Emilia Romagna “Arturo Toscanini”, me Orkestrën Simfonike të Sanremo-s. Repertori simfonik përmbledh autorë si Bach, Pergolesi, Händel, Vivaldi, Beethoven, Brahms, Wagner, Mozart, Haydn, Britten, Ravel, Dvorak, Strauss, Sibelius, Gershwin. Pas suksesit të Torquato Tasso i Donizetti në Bergamo, ku kishte dirigjuar Maria Stuarda e Maria de Rudenz.

12,14,16,18,20 shkurt 2015, ora 19:00, TKOB
Biletat në shitje pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit
{:}