Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Suor Angelica e Gianni Schicchi” është vepra që do të ketë premierën në datën 14 shkurt. “Suor Angelica” do të interpretohet nga sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho,  me regji të Marco Pucci Catena, muzikant, muzikolog dhe regjisor.
Triptiku puçinian ku interpreton soprano me famë ndërkombëtar, Ermonela Jaho, në vitin 2013  u vlerësua si DVD-ja më e mirë operistike, me çmimin “The International Opera Awards”. Dirigjenti Sebastiano Rolli do të drejtojë Orkestrën Simfonike të TKOB-së, ndërsa Marco Pucci Catena do të kujdeset për regjinë e operas “Suor Angelica” . Opera “Gianni Schicchi”do të interpretohet nga baritoni i famshëm Gëzim Myshketa që do të kujdeset dhe për regjinë.  Myshketa ka debutuar me sukses në këtë opera në vitin 2011 në Teatrin Verdi, Trieste.  Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa do të alternohen me vokalët Irini Nikolla e Leonardo Galezzi, që do të interpretojnë si protagonistët në opera.
Kjo shfaqje do të realizohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.
12,14,16,18,20 shkurt 2015, ora 19:00, TKOB
Data 12 shkurt, para premierë e hapur për publikun
Biletat në shitje pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit
Më shumë info: tkob.gov.al/nga-triptiku-i-giacomo-puccini-operat-suor-angelica-dhe-gianni-schicchi/{:}