Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të Presidencës së Shqipërisë të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore (CoMoCoSEE), në Ministrinë e Kulturës do të zhvillohet Takimi i Komitetit të Zyrtarëve të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore (CoMoCoSEE).

Në linjë me Strategjinë Rajonale të Ohrit për bashkëpunim kulturor në Evropës Juglindore dhe në vijim të Deklaratës së Përbashkët të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore për “Mbrojtjen dhe menaxhimin e qendrueshëm të Trashëgimisë Kulturore” objektivat kryesore të këtij takimi janë:

1.       Shkëmbim eksperience, diskutime dhe prioritete në dy tema kryesore:

       “Trashëgimia kulturore si drejtues për zhvillimin e qendrueshëm” dhe

       “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore në Evropën Juglindore”;

2.       Përgatitja e Konferencës Ministeriale të CoMoCoSEE, që do të mbahet në Tiranë në muajin shkurt 2017

3.       Përmirësimi i koordinimit dhe komunikimit në kuadër të CoMoCoSEE

 

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Ministrive të Kulturës të vendeve anëtare të CoMOCoSEE (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Moldavi, Mali i Zi, Rumani, Serbi, Slloveni, Turqi, Maqedoni), përfaqësues të UNESCO-s në dhe të Komisionit Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n si dhe drejtues të disa institucioneve qendrore të trashëgimisë kulturore.

21 dhjetor 2016, ora  10:00, Ministria e Kulturës{:}