Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në takimin me Ministren e Frankofonisë, znj. Yamina Benguigui, u diskutuan probleme të vlerave kulturore të përbashkëta, u theksua se “Shqipëria ëshë një vend frankofon, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon, duke ndihmuar në krijimin e një hapësirë frankofone për rajonin”.  Ministrja Benguigui shprehu gatishmërinë e saj për të diskutuar me të gjithë personalitet e larta të vendit  për një stinë të përbashkët kulturore me Shqipërinë. Në vazhdim të kërkesës që kryeminstri Edi Rama i ka drejtuar presidentit francez Francois Hollande për të zhvilluar një stinë kulturore të përbashkët franko-shqiptare në vitin 2016-2017, Ministrja Kumbaro theksoi faktin se ” kultura shqiptare mundëson prezantimin e thelbit europian të Shqipërië duke folur në gjuhën e artit e të kulturës.” Aksione kulturore të ndërthurura janë një mundësi  për ekspozita të mëdha rreth  trashëgimisë në muzetë kombëtare,  të financuara nga të dy vendet, aktivitete rreth librave, filmave, produksione vetë veçanta në fushën e artit, turne të alternuara me artistëve të dy vendeve. Ky projekt është strategjik për Shqipërinë pasi ka për qëllim dhënien e një imazhi të ri të vendit, për të rritur lidhjet mes dy kulturave, të bëjë të njohura pasuritë kulturore dhe artistike shqiptare, me rëndësi të medha ekonomike, veçanërisht në drejtim të tërheqjes së turistëve.{:}