Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një takim i veçantë me një grup studentësh të Universitetit Harvard, gjatë vizitës së tyre studimore në Shqipëri. Bashkëbisedimi u fokusua te zhvillimet në industrinë kreative, një sektor që, ndonëse i ri në vendin tonë, po njeh rritje të ndjeshme dhe po tërheq gjithnjë e më shumë të rinjtë shqiptarë. U ndanë përvoja mbi rolin e kulturës në zhvillimin ekonomik dhe u sollën shembuj konkretë të suksesit, që po e vendosin Shqipërinë në hartën rajonale të ngjarjeve kulturore me ndikim.

Foto Album