Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Organizata Eurimages (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinemanë Evropiane), zhvillon “Takimin e 142-të të Bordit Menaxhues” në Tiranë, në datat 8-11 mars. Kjo është hera e dytë që Eurimages mblidhet në Tiranë, me ftesë të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Në këtë mbledhje, një nga 4 mbledhjet vjetore, Eurimages shpërndan ¼ e buxhetit vjetor prej 25 milion eurosh, për bashkëproduksione filmike të vendeve anëtare, për kinematë, për shpërndarjen dhe promovimin e kinemasë evropiane.Eurimages është krijuar në 1989 dhe tani numëron 37 nga 47 shtetet e Evropës si anëtare. Shqipëria është pjesë e Eurimages që prej vitit 2009.

 

AKTIVITETI I DATËS 8 MARS

ME PJESËMARRJEN E MINISTRES SË KULTURËS, ZNJ. MIRELA KUMBARO.

Prej 3 vjetësh Eurimages ka ngritur një “Grup Studimi mbi barazinë gjinore të femrave në industrinë e filmit”. Meqë mbledhja zhvillohet në Shqipëri, diskutimi do të zhvillohet mbi eksperiencën shqiptare, në formën e një ‘masterclass’ si “Intervistë me Iris Elezin”, regjisore e filmit Bota i cili është realizuar me mbështetjen financiare të Eurimages.

Diskutimi do të moderohet nga Mehmet Demirhan, përfaqësues i Turqisë në Eurimages kurse eventi do të hapet me fjalën e Drejtorit Ekzekutiv të Eurimages, z. Roberto Olla dhe do të përshëndetet nga Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro.

Të ftuar do jenë femra të komunitetit shqiptar të filmit si edhe të tjerë të interesuar.

Aktiviteti do të organizohet në Qendrën COD të Kryeministrisë më datë 8 mars ora 18:30-20:00.

Në 20:30 për pjesëmarrësit do të shfaqet filmi BOTA.{:}