Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Bankën Europiane të Investimeve zhvilloi takimin përmbyllës mbi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në kuadër të Ndihmës Teknike për projektin “Restaurimi Urban i Muzeut Historik Kombëtar”, Faza II. Ky takim shënoi finalizimin e Misionit të Vlerësimit, gjatë të cilit u zhvilluan diskutime mes ekspertëve të MEKI, Ministrisë së Financave, SASPAC, BEI, OBP dhe Delegacionit të BE-së, mbi përputhjen e projektit me strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm, objektivat e Veprimit Klimatik dhe standardet evropiane në fushën e restaurimit dhe infrastrukturës kulturore.

Foto Album