Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Takim mjaft frytdhënës me delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, të kryesuar nga Ministri i Shtetit për Tregtinë, Dr. Thani bin Ahmed Al Zeyoudi, me të cilin diskutuam mundësi konkrete investimesh në disa sektorë strategjikë të ekonomisë.
Investimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit, ku vetëm gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, ato kanë arritur në nivelin e 51 milionë eurove.
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Shqipërisë ka tërhequr ndjeshëm vëmendjen e investitorëve të huaj, ndaj është detyra jonë të përmirësojmë klimën e biznesit dhe të lehtësojmë procedurat administrative për t’i bërë të mundura këto projekte madhore