Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Z. Ministrat e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Imovacionit Z. Sokol Duma dhe Z. Enkelejd Musabelliu në takimin me ekipin e FMN-së, kryesuar nga znj. Anke Weber, shefe e misionit, dhe z. Sebastian Sosa, përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor, gjatë vizitës së tyre në Tiranë për Artikullin IV 2024.
Në këtë takim të rëndësishëm diskutuam mbi Partneritetet Publike Private (PPP) – një model i rëndësishëm për investimet strategjike që mbështesin zhvillimin ekonomik, si dhe për ndërmarrjet shtetërore me pronar shtet – duke analizuar sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar menaxhimin dhe eficiencën e tyre.
Vizita nënvizon bashkëpunimin e vazhdueshëm midis institucioneve shqiptare dhe FMN-së, me qëllimin e përbashkët për të ndërtuar politika të qëndrueshme që fuqizojnë ekonominë dhe promovojnë transparencën.