Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Në takimin me Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, dhe delegacionin e orientuar për biznesin dhe tregtinë, diskutuam mbi klimën e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, kur potenciali për zhvillim energjik është i jashtëzakonshëm.
Të dhënat e deritanishme janë inkurajuese, por kemi shumë më tepër mundësi për të shfrytëzuar dhe për rezultate konkrete në fusha kyçe si inovacioni, teknologjia dhe tregtia, pa harruar kulturën, turizmin dhe bujqësinë.
Eksperienca e Izraelit, veçanërisht në sektorin e inovacionit, është një mbështetje e madhe në rrugën që vendi ynë po ndjek për zhvillimin e këtij sektori.
Gjithashtu, garantuam se Qeveria Shqiptare është e hapur dhe mbështet çdo investitor të huaj që ka interes të zhvendosë apo të ngrejë aktivitetin e tij në Shqipëri. Në këto vite kemi ndërmarrë reforma të rëndësishme për të krijuar një truall sa më tërheqës për investimet e huaja dhe për sipërmarrjen. Jemi të angazhuar të vazhdojmë rrugën e nisur për të arritur më të mirën.