Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministri Blendi Gonxhja me Z. Márton Nagy, Ministër i Ekonomisë Kombëtare të Hungarisë, mik i çmuar i Shqipërisë, një udhëheqës vizionar që ka zbatuar reforma të suksesshme në ekonomi e financë. Njëkohësisht në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të BE për Konkurrueshmërinë dhe anëtar Bordi i Bankës Europiane të Investimeve, Z. Nagy është edhe një aleat i vyer në sfidën e procesit të integrimit evropian. Së bashku diskutuan në dy takime pune mbi paketa, risi e politika që frymëzojnë projekte të ngjashme edhe në Shqipëri, duke ndikuar për një të ardhme më të begatë për qytetarët e ekonominë shqiptare
“Me një përgjegjësi të zgjeruar që përfshin edhe tregtinë, industrinë, punësimin, taksat, strehimin dhe sipërmarrjen, Ministria Hungareze e Ekonomisë Kombëtare shërben si shembull për qasje inovative dhe efikase, ndaj e falenderova për idetë e shumta që ndau me ne gjatë kësaj vizite, si edhe për angazhimin konkret në formësimin e programeve të reja!”
Së bashku, me angazhimin e ekipeve të dy ministrive tona, po hidhen hapa për një bashkëpunim që synon rritjen e kapaciteteve, marrjen e eksperiencave të suksesshme hungareze në planin kombëtar dhe si shtet anëtar i BE, zgjerimin e mbështetjes financiare hungareze për zhvillimin ekonomik, sipërmarrjen, bujqësinë, nxitjen e investimeve direkte dhe promovimin e turizmit si një motor i rëndësishëm për rritje të qendrueshme.