Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Takimi Ministerial i Komisionit Europian për Platformat Drejtuese të Ballkanit Perëndimor mbi Edukimin, Trajnimin, Kërkimin, Inovacionin dhe Kulturën, në Shkup, filloi me sukses sot!

Delegacioni shqiptar i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u fokusua në temat më të rëndësishme të momentit për inovacionin në sistemin arsimor, veçanërisht në arsimin profesional, duke diskutuar programet transformative si EU4Innovation dhe zhvillimin e e Strategjisë 3S të Specializimit Smart. Këto nisma synojnë të rrisin cilësinë e edukimit dhe të fuqizojnë lidhjet midis kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, po ndërtojmë një të ardhme inovative për gjeneratat e reja dhe përmirësimin e kapaciteteve tona arsimore dhe kërkimore.