Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit


Të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore për periudhën janar – qershor 2024 arritën në rreth 66.2 miliardë lekë ose 22.6% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zbatimi i politikave të qeverisë, me fokus rritjen e pagave ka dhënë efekte në rritjen e të ardhurave kontributive, të cilat kanë vijuar trendin rritës edhe në 6-mujorin e parë të vitit.