Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=3445]

 

 

Hapet zyrtarisht  në Venecia  Ekspozita e 15-të Ndërkombëtare e Arkitekturës në Bienalen e Venecias, 2016.  Pavijoni i Shqipërisë këtë vit titullohet “I Have Left You the Mountain”(Të kam lënë malin.)  Kuruar nga Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe kolektivi dizenjues Åbäke, pavijoni shqiptar i përgjigjet temës “Raportim nga Fronti” të kuratorit të Bienales Alejandro Aravena, duke paraqitur një gjendje që ka përcaktuar thurrjen urbane të Shqipërisë: arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit.  Përurimi i pavijonit u mbajt më datën 26 qershor, në orën 17.00 në prani të ministres së kulturës, znj.Mirela Kumbaro dhe  personalitete të tjerë të ftuar të artit dhe arkitekturës.

Ministrja e kulturës,  Mirela Kumbaro,  pasi ka falenderuar grupin e kuratorëve ka bërë një prezantim të ideve që përçon Shqipëria këtë vit përmes pavijonit të saj në Ekspozitën e 15-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias, 2016.

Shqipëria prezantohet për herë të dytë ekspozitën e 15-të ndërkombëtare të arkitekturës në Bienalen e Venecias,  me pavijonin e saj në Arsenale .  Projekti “Të kam lënë malin” sjell temën e migrimit dhe emigrimit dhe pasojat që ato kanë lënë pas në arkitekturën e qytetit.   Projekti i Shqipërisë i quajtur ” Të kam lënë malin” përcjell një mesazh të qartë, duke shfaqur temën e zhvendosjes dhe migrimin, dy prej të cilave kanë qenë të përhapur në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Pavijoni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia u promovua mbrëmjen e 26 majit.  Në pavijonin shqiptar aty ku arkitektura ndërthuret me “iso-polifoninë”, një muzikë e kënduar nga katër grupe folklorike tekstet e të cilave janë shkruar nga shqiptarët dhe personalitete të tjera ndërkombëtare.

Të kam lënë mallin” prezanton dhjetë tekste të reja të shkruara nga shkrimtarë bashkëkohorë dhe mendimtarë të arkitekturës së zhvendosjes. Këtyre teksteve u është bashkuar muzika dhe janë kënduar nga disa prej grupeve më të njohura iso-polifonike shqiptare.

Ky projekt ka aftësinë për të risjellë vende dhe histori përmes këndimit shumëzërësh. Tema e migrimit që synon projekti, është rrënjosur thellë si në historinë e shkuar, ashtu edhe në të tashmen e Shqipërisë, duke iu mbivënë edhe zhvillimeve të fundit paneuropiane.

Pavijoni Shqiptar i konceptuar në mënyrë të tillë, do të mbushë hapësirën e dhënë me kujtime individuale e kolektive të pathëna dhe shpesh të mbetura në heshtje, përmes një instalimi minimalist dhe të arkitekturës së muzikës polifonike.

Programi i këtij “laboratori” të historisë së migrimit dhe zhvendosjes, do të shoqërohet me performanca, debate e ëorkshope të hapura, si dhe me incizime të reja. Dëgjimi kolektiv, respekti për individualitetin dhe aktivitetet e përbashkëta, përcaktojnë një pozicion arkitekturor të fortë në lidhje me temën e përgjithshme të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016.

Prezantimi i Shqipërisë me një pavijon të sajin në Bienalen e Arkitekturës në Venecia me gjetjen ngacmuese të kuratorëve të veprës “I Have Left You the Mountain”(Te kam lënë malin) ka tërhequr vëmendjen e mediave  ndërkombëtare.

E fundit ndër ta revista Vogue në një shkrim të Amanda Pradës shkruan: “Mund të kishte humbur – por nuk ka humbur – një arkitekturë e migracionit, si ajo, të cilën nderon Shqipëria me “I have left you the mountain”: tekste të shoqëruara me muzikë dhe të interpretuara nga këngëtarë të rrallë, që janë njohur nga UNESCO si bartës të një “trashëgimie kulturore jomateriale”. Kur arkitektura bëhet fjalë dhe këngë. Një Bienale që të bind dhe që na kërkon të mbajmë qendrim”, shkruan Amanda Prada.

 

Pavijoni i Republikës së Shqipërisë mbikqyret nga Ministria e Kulturës.

Komisar: Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë

Projekti : “I Have Left You the Mountain”, Simon Battisti & Leah Ëhitman-Salkin and Åbäke

Kohëzgjatja: 28 Maji deri më 27 Nëntor 2016

Salla: Arsenale di Venezia, Room5{:}