Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Më 25 shkurt, ora 12, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, do të përurohet ekspozita me titull “Të njohësh, Të ruash, Të shfaqësh. Kërkimet italiane mbi trashëgiminë arkeologjike dhe monumentale në Shqipëri”.

Nisma është fryt i bashkëpunimit të tri universiteteve italiane (Politeknikut të Barit, Universitetit të Parmës dhe atij të Chieti-Pescara) prej vitesh të angazhuara në kërkimet mbi trashëgiminë arkeologjike dhe arkitektonike në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri.

Ekpsertë të tri disiplinave të ndryshme – arkeologjisë, arkitekturës dhe muzeologjisë – do të bashkohen, falë rolit koordinues të Institutit Italian të Kulturës, me të njëjtin objektiv atë të vlerësimit të trashëgimisë  kulturore dhe do të prezantojnë katër projekte, për herë të parë, që kanë të bëjnë me Muzeun Arkeologjik në Durrës, Amfiteatrin në Durrës dhe  Muzeun Arkeologjik në  Tiranë.

Projektet lidhur me Muzeun Arkeologjik në Durrës dhe Tiranë  janë  realizuar nga DICAR (Departamenti i Shkencave të Inxhinierisë Civile dhe Arkitekturës) dhe Politekniku i Barit me koordinimin e Profesoreshës Anna Bruna Menghini, ndërsa projekti i vlerësimit të Amfiteatrit në Durrës, i formuluar në dy versione të ndryshme në kuadër  të Misionit të Arkeologjisë Italiane në Durrës (Universiteti i Parma-s, Universiteti i Chieti-Pescara-s, Ministria e Punëve të Jashme) në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, falë profesorëve Sara Santoro, Paolo Giandebiaggi dhe Claudio Varagnoli.

Përurimi i ekspozitës, që do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars, do të paraprihet nga një tryezë pune e destinuar për ekspertët e sektorit me qëllimin për të intensifikuar bashkëpunimet shkencore dhe kërkimet e përbashkëta mes Universiteteve italiane dhe Institucioneve shqiptare.

Ekspozita do të pasurohet nga një katalog që do të përmbledhë kontributet e tri universiteteve të përfshirë në projektin e vlerësimit të trashëgimisë arkeologjike shqiptare.

Aktiviteti organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, m eprezencën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi dhe zëv. Ministrit, Zef Çuni.{:}