Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Zbatimi nga qeveria e skemave të subvencionimit në bujqësi, si dhe rritja e ndërgjegjësimit për nevojën e pagesës së kontributeve kanë sjellë një shtim të numrit të të siguruarve që punojnë si të vetëpunësuar.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtoritë Rajonale po ndërmarrin fushata të vazhdueshme të ndërgjegjësimit në terren, me qëllim që të vetëpunësuarit në bujqësi të përfitojnë nga avantazhet që ofrojnë skemat e dedikuara për këtë kategori.
Për periudhën janar – qershor 2024 numri i të siguruarve si të vetëpunësuar në bujqësi arriti në 24,930, me 15.2% më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë.