Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Së shpejti një hapësirë e këndshme muzeale i shtohet kryeqytetit!

Ka nisur puna për pasurimin e Teatrit të Kukullave me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike, ku do të prezantohen arkiva të shfaqjeve të kukullave ndër vite, duke e bërë vizitën e vogëlushëve edhe më interesante për t’u njohur me magjinë e skenës!

Repertori i shfaqjeve vijon të zgjerohet me premiera të reja dhe një interes gjithnjë në rritje nga publiku – vetëm gjatë këtij viti, pas përurimit të godinës së restauruar, janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17,500 spektatorë, të vegjël dhe të rritur!

Një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend. Dokumentet, fotografitë dhe objektet e ekspozuara do ta bëjnë këtë hapësirë një pikë referimi për vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët kanë shfaqur interes gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të historisë.

Video, kliko këtu!