Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Me rastin e 65 – vjetorit të krijimit të tij, Teatri i Kukullave do të vendosë në skenë premierën “Hipopotami Misterioz” me mbështetjen dhe kujdesin e veçantë të  Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Ruse në Tiranë. Shfaqja vjen nën regjinë e regjisorit  i Vladimir Berkun (Artist i merituar), regjisor i Teatrit Akademik Qendror të Kukullave “ Sergey Obraztsov”  në Rusi. Përkthimi i veprës së njohur ruse “Hipopotami Misterioz” është mundësuar nga Shtëpia Botuese “Toena” në përkthimin e Tianda Kaçit. Premiera sjell për të parën herë në skenë teatrin familjar me një shfaqje që nuk u përket vetëm fëmijëve, por edhe prindërve të tyre.Shfaqja “ Hipopotami Misterioz”  është dhënë me shumë sukses në Festivale të ndryshme teatrale si në Rusi ashtu edhe jashtë saj. Shfaqja rrëfen si mund të gjejmë personin që meriton ta thërrasim me emrin “ Shok”.
Një histori e mrekullueshme e treguar me mjeshtëri nga aktorët tanë të Teatrit të Kukullave. Vladimir Berkun është regjisor i Teatrit Akademik Qendror të Kukullave “ Sergey Obraztsov”. Falë talentit të tij të rrallë dramatik, z. Berkun ka arritur disa interpretime të mira të interpretuar në mënyrë tej orgjinale dhe bindëse në role të ndryshme të nivelit shumë të lartë profesional. Si regjisor z. Berkun ka kontribuar shumë në një nga Teatrot më të mira të Moskës siç është teatri Akademik Qendror të Kukullave “Sergey Obraztsov”. Në vitin 2003 ka vënë në skenën e madhe të teatrit shfaqjen “ Gungaçi Kali” bazuar në përrallën e shkrimtarit rus Pjotr Jershov.
Një punë tjetër regjisoriale shumë e suksesshme e z. Berkun ka qenë tragjedia e parë e kukullave në Rusi – shfaqja me titullin “ Vajza Mbret” e vënë në skenën e teatrit në vitin 2010 (bazuar në veprën e shkrimtasrit Rus Vladimir Odojevski).{:}