Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Teatri Kombëtar mori pjesë në Festivalin e Shekspirit në Manastir, Maqedoni, me shfaqjen “Ëndrra e Një Nate Vere” nga Shekspiri me regji të shekspirologut amerikan John Blondell.

Festivali organizohet nga data 19 – 26 Korrik dhe në të marin pjesë 8 teatro nga e gjithë bota si Teatri Rus, Teatri i Meksikës, Teatrin Turk etj. Regjisori John Blondell është shprehur se Festivali i Shekspirit në Manastir, është frymëzuar nga Festivali i Londrës “Globe to Globe”, i cili ndjek shembullin e festivaleve të njëjta në Gdansk, Poloni dhe Craiova, Rumani.{:}