Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=”16534″]

 

Ju pret një vjeshtë interesante, shumëngjyrëshe dhe emocionuese – me “Tetorin Gjerman 2015”. Këtë vit javët e  kulturës gjermane në Shqipëri zhvillohen nën moton “25 vjet ribashkim i Gjermanisë, dhe transformim në Shqipëri”.
Filma dhe letërsi, teatër, muzikë dhe balet si dhe diskutime dhe ëorkshope – edhe për vitin 2015 programi i aktiviteteve ofron diçka për pothuajse çdo shije. Tashmë ne organizojmë për të nëntin vit rradhazi “Tetorin Gjerman” – javët tona të kulturës Gjermane në Shqipëri. Një traditë e bukur, e cila mundësohet falë mbështetjes së partnerëve dhe sponsorëve të shumtë.
Bëhuni edhe ju pjesë e “Tetorit Gjerman 2015” si një festë shumë e veçantë e miqësisë gjermano-shqiptare. Gjatë kësaj jave mund të ndiqni:

Shfaqja “Pse e vodhëm makinën”, sipas romanit të Wolfgang Herrndorf

Çiku, ose ndryshe Andrej Çiçaçov (Andrej Tschichatschoë), dhe Majk Klingenberg marrin rrugët me një Lada të vjedhur pa asnjë lloj plani në një udhëtim aventuresk përmes provincës gjermano-lindore.
Stefan Neugebauer vë në skenë këtë histori komike dhe prekëse të dy Outsider-ave 14-vjeçarë, që nuk kanë se ç’të humbin dhe që në këtë udhëtim zbulojnë botën përtej derës së shtëpisë së tyre dhe gjejnë miqësinë e vërtetë. Kjo histori arratie me titullin „Çiku“ në origjinal dhe autor Ëolfgang Herrndorf u shndërrua në vitin 2010 në një sukses befasues në tregun gjerman të librit, dhe po me kaq sukses u vu në skenën e teatrit. Regjisori gjerman Stefan Neugebauer e ka sjellë „Çikun“ për herë të parë në shqip në muajin qershor me ftesë të Qendrës së Gjermanishtes, një inskenim i suksesshëm ky, i cili do të përsëritet në Tetorin Gjerman.
Regjia dhe dekori: Stefan Neugebauer
Aktorët: Florind Belliu, Edvin Mustafa, Ilirda Bejleri
Adaptimi skenik: Robert Koall
Të drejtat e shfaqjes: Roëohlt Theater Verlag
Përkthyes i shfaqjes: Pandeli Pani
(Shqip me titra gjermanisht)
5 tetor 2015, ora 20:00
7, 14, 20, 21, 27, 28 tetor 2015 ora 13:00
Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë

 

Filmi: “Good Bye, Lenin”! nga Wolfgang Becker, 2003
Berlini Lindor në vjeshtën e vitit 1989: Nëna e Alex Kerner gjendet në koma pas një infarkti në zemër; kësisoj ajo nuk arrin të përjetojë rënien e Murit të Berlinit, dhe zgjohet më pas në verën e vitit 1990. Mjeku bën të qartë se çdo tronditje emocionale mund të ketë pasoja vdekjeprurëse për pacienten. Ndaj Alex-it i duhet t’i mbajë të fshehtë fundin e RDGj-së. Ai së bashku me miqtë e tij simulojnë përpara të sëmurës vijimin e shtetit socialist dhe ky iluzion funksionoi për një kohë të gjatë, derisa në një moment u bë e pamundur që e vërteta të vazhdonte të fshihej. Kjo komedi e mençur ishte filmi gjerman më i suksesshëm i vitit 2003.
Kohëzgjatja: 121 minuta (gjermanisht me titra në shqip)
6 tetor 2015 ora 19:00, Kinema Millenium, Tiranë

Përmbyllja festive e punimeve kërkimore gjermano-shqiptare në Teatrin e Apollonisë
Që prej vitit 2006 arkeologë gjermanë dhe shqiptarë kanë punuar dhe zhvilluar kërkime së bashku me Teatrin e Qytetit antik Apollonia. Synimi ishte rikonstruksioni i Teatrit prej elementëve ndërtimorë të gjetur, hedhja dritë mbi fazat e veçanta ndërtimore dhe studimi i mënyrës se si ky ndërtim ishte integruar në qytetin antik. Me 10.000 deri 12.000 ndenjëset e tij Teatri i Apollonisë është një ndër më të mëdhenjtë e këtij lloji në hapësirën e Detit Mesdhe dhe konsiderohet sot në Shqipëri si ndërtimi më i madh antik krahas Amfiteatrit të Durrësit. Ai u krijua në mes të shek. III p.e.s. për kuvendime popullore, festa dhe shfaqje teatrale, e më vonë në periudhën romake u shndërrua në arenë për ndeshje të përgjakshme gladiatorësh dhe kafshësh. Me rënien e qytetit në shek. IV. përfundoi edhe aktiviteti i këtij teatri.
Pas nëntë vjetësh Instituti Arkeologjik Gjerman dhe Instituti Arkeologjik i Tiranës do të përmbyllin punimet e tyre në mënyrë festive dhe do të prezantojnë rezultatet e tyre.
7 tetor 2015, ora 10:00, Parku Arkeologjik Apollonia / Fier{:}