Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“The Albanian Key”, një ndër projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, është vendosur në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke sjellë një dimension të ri estetik dhe kulturor.
Skulptura monumentale nga mjeshtri shqiptaro-italian Alfred Mirashi Milot, mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: t’i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri. Vepra u financua nga MEKI, kurua nga Albert Vataj, Massimo Guastella e Ji Shaofeng.