Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=2498]

“Thesare të shpëtuara” titullohet ekspozita e hapur të enjten në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Ikonat e koleksionuara nga Gjergji Thimio, të cilat tashmë kanë kaluar në pronësi shtetërore ekspozohen për publikun.

62 objekte, nga të cilat 27 ikona, 14 pjesë ikonostasi, si edhe 4 kryqe ikonostasi.

Në ceremoninë e hapjes, Ministrja Kumbaro u shpreh se:  “E gjykuam me vlerë që pikërisht sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të tërheqim vëmendjen për ruajtjen e trashëgimisë dhe luftën kundër trafikimit të objekteve të saj”.

Ekspozita u hap në kuadër të 29 shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe ka si qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik mbi rëndësinë e ruajtjes së thesareve të trashëgimisë kulturor

Kumbaro , theksoi më tej se “Ky koleksion i veprave është një vlerë për kombin tonë dhe ne po bëjmë një trajtim të veçantë për ikonat e sekuestruara, të cilat janë pasuri kulturore”.

Në ekspozitën ikonografike dhe ornamentike: “Thesare të shpëtuara” janë ekspozuar ikonat dhe pjesët e ikonostaseve, të cilat janë shkulur barbarisht nga kishat e jugut të Shqipërisë. Ekspozita organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “Dokumentacioni ishte i mangët dhe ishte një punë e vështirë, që kërkonte ekspertë. Një ekip prej 15 personash nga institucionet e MHK-së dhe Qendrës Kombëtare të Inventarizimit, hartuan një katalog profesional që tregon sesi punohet”.

“Për hapjen e kësaj ekspozite duhet të vlerësojmë skuadrën profesioniste, të cilët kanë punuar me pasion e kujdes dhe çdo ditë kanë kataloguar, çertifkuar dhe krijuar një fond të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kultutore me këto objekte të artit bizantin”, theksoi Kumbaro, duke shtuar se sot hap dyert muzeu i artit mesjetar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 29 shtator deri më 08 tetor 2016, në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar{:}