Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=905]

CALL FOR APPLICATION1

Thirrja per mbeshtetje te perkthimit FUND

Në vijim të nismave të ndërmarra për mbështetjen dhe promovimin e letrave shqipe jashtë vendit Ministria e Kulturës hap për të dytën herë Fondin e Përkthimit nga Gjuha Shqipe.

Përvoja e vitit të kaluar dëshmoi për një hap të rëndësishëm të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës për përhapjen e letërsisë shqipe jashtë vendit nëpërmjet mbështetjes së përkthimit të gjashtë veprave në gjuhë të ndryshme si: italisht, spanjisht, frengjisht apo sllovenisht. Ky fond ndikoi gjithashtu në rritjen e interesit të përkthyesve të huaj dhe të shtëpive të huaja botuese për letërsinë shqipe.

Këtë vit Fondi i Përkthimit nga Gjuha Shqipe synon mbështetjen e përkthimit të veprave më të rëndësishme letrare artistike dhe eseistike.

Lutemi të dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit dhe me email në info@kultura.gov.al 

Afati i aplikimit është nga data 30 qershor 2017 deri më 28 korrik 2017.{:}