Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në datën 15 Janar 2014, Ministria e Kulturës shpalli Thirrjen për projekt-propozime në fushat e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Kjo thirrje u mbyll në datën 14 shkurt 2014. Ditën e djeshme, në datën 19 mars 2014, u mbyll edhe procesi përfundimtar i vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura.
Kolegjumi, i përbërë nga nëpunës të mesëm dhe të lartë të Ministrisë së Kulturës, gjatë ushtrimit të funksioneve kolegjale shqyrtoi 247 projekt-propozime nga të cilat përzgjodhi 68, në bazë të kritereve të shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt-propozime. Ato janë: cilësia dhe origjinaliteti, qartësia dhe besueshmëria realizuese, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia, impakti dhe përputhshmëria me prioritetet e Ministrisë së Kulturës – veçojmë këtu edukimin përmes artit dhe kulturës, përkrahjen e të rinjve – duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, rritjen e audiencave dhe shtrirjen gjeografike, dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera. Gjatë procesit të vlerësimit kolegjumi u konsultua edhe me ekspertë të jashtëm të fushave të ndryshme. Projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës.

Njoftojmë se subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur për mbështetje të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës, do të kontaktohen brenda 10 ditëve për të proceduar me hapat e mëtejshëm.

Lista e plotë e projekteve të përzgjedhura është si më poshtë vijon:

ART & KULTURE

1. Qendra e Hulumtimit Progresiv, Teatri në Edukim – Fjongo e Argjendtë
2. Mimoza Hysa (Culiqi), Oda e Hapur
3. Qendra e Menaxhimit Artistik “Këngët e Tokës”, Festivali Ndërkombëtar “Këngët e Tokës” – edicioni i 16-të
4. Shtëpia botuese “Naimi”, Përkthimi dhe botimi i veprës së Nilo Borgia-s “I monaci basiliani d’Italia in Albania 1-2”
5. Galeria Miza, Ekspozita të Artit Bashkëkohor
6. Luljeta Lleshanaku, “Guidë për shkrimtarët e rinj”: seri workshop-esh në prozë dhe poezi, mbi mjeshtërinë e shkrimit
7. Shoqata “Muzika e Re Shqiptare” (NAM), Festivali “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” Edicioni XVI
8. TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor, Çmimi ARDHJE 2014
9. Eno Koço, Udhëtim i Isos Vokale
10. Art Kontakt, ArtKontakt Festival
11. Art-im-pulse, Festivali i Filmit Ballkanik dhe Artit Kulinar
12. Azem Qazimi, Revista Letrare “Helicon”
13. Bashkia Burrel, Hani i Piktorëve dhe skulptorëve dhe hapje Galeri Arti
14. MAM (Multidisciplinary Arts Movement), INFORMAL MIND
15. Artistët Interpretë, Projekti “K” (Katër i Radës)
16. Organizata Different Trains, Different Trains Festival
17. Shoqata Poeteka, Projekti “Poeteka”
18. Shoqata “Syri Blu”, Jazz in Al
19. Fondacioni Guitar Foundation of Albania, Festivali ndërkombëtar i kitarës së Tiranës, edicioni i 2-të
20. Tirana Ekspres, RESPEKT
21. Projekte Vullnetare Ndërkombëtare, Studio Art përmes Shkëmbimit Kulturor, Vullnetarizmit dhe Riciklimit
22. Renato Tata, Design Overview Tirana
23. Organizata “Njerëz dhe Ide”, Festivali Multi-Kulturor Berat
24. Manjola Bregasi, Në shtëpitë “e vogla” të artistëve të mëdhenj
25. Shaban Sinani, Kodikët kronografikë të Shqipërisë: botim shkencor i ilustruar, shqip/greqisht
26. Maks Velo, Grafika e Realizmit Socialist
27. Gerti Selenica, Dokumentar mbi Historikun e Muzikës Rock në Shqipëri
28. Globart, “Radio Iliria”
29. Qendra Lëvizja Mjaft, Radiostacioni – Radio Kulturore Online
30. Shoqata “Kulturë-Media-Art”, Festivali Operistik “Marie Kraja”
31. Bashkia Kavajë, “Agim Hushi & Friends”
32. Shoqata “Durrës Beauty”, Albania Dance Meeting-Festival
33. Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”, Festivali Mbarëkombëtar për Fëmijë, Shkodër 2014, Edicioni 52
34. Shoqëria e Librit Shqip, Festivali i Librit dhe Artit – Pranverë 2014
35. “AniFest”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijët dhe të Rinjtë “AniFestROZAFA2014” Shkodër
36. Pianodrom, Pianodrom
37. Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, Tiranë, Festivali i 13-të Ndërkombëtar i Teatrit Butrint2000
38. Fondacioni IDEA, “Një Udhëtim drejt Europës”
39. Shoqata – Klarinetistët Shqipëtarë dhe Improvizimit Muzikor, Festivali i klarinetës dhe i improvizimit muzikor
40. Shoqata Kulturore Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Festival i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque”
41. Departamenti i Shqiponjave, “Hulumtim mbi Lapidarët e Shqipërisë”
42. Qendra Akademia Kult, Çmimet “Kult”
43. Albania Art Institute, Edicioni i 12-të i Tirana International Film Festival
44. Shoqata Shqipëtare për një Zhvillim të Qëndrueshëm, Tirana 48 Hour Film Project
45. Qazim Ali Velia, Shfaqje teatrale – Monodramë
46. Teatri A. Z. Çajupi Korçë, Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Aleko Prodani”

TRASHEGIMI KULTURORE

1. Shoqata Romët për Integrim, Festojmë së bashku 8 prillin, ditën ndërkombëtarë të Romëve
2. Instituti Shqiptar i Shkencave, Inventarizim Dixhital i Fondit Etnografik Zona Para Alpe
3. Qendra për Zhvillim dhe Demokratizim të Institucioneve, Rrënjët e Kaçkavallit
4. Shoqata Publike, Rikthim pas 17 vjetësh të grupit të Pilurit – Antologjia e re Këngët e Atdheut tim
5. Shoqata Kultura Zadrimore Shkodër, Tezgjahistet e reja të Zadrimës
6. Universiteti i New York-ut Tiranë, Rritja e Ndërgjegjësimi i Kulturës Muzeale në Berat
7. Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, Festivali i 5-të i Riteve Pagane dhe Lojrave Popullore Antigone 2014
8. Tradita Popullore, Tradita e Vendit Tim
9. Fondacioni EDS, E djeshmja në shërbim të së tashmes
10. Forumi i Pavarur i Gruas, Urat e Beratit Flasin
11. RIAS, Mbrojtja e Dialekteve të Gjuhës Shqipe në Kushtet e Globalizimit
12. Shoqata Ekoturistike Pukë, Festivali i 11-të Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullorë Fushë Arrëz
13. Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Trashëgimia Kulturore, Pasqyrë e Vlerave dhe Nivelit Kulturor të Korçës
14. Veli Vraniçi, Oda Dibrane, edicioni i 20-të
15. CIOF, Festivali Mbarëkombëtar Përmeti Multikulturor Minoritete dhe Etni
16. Vasil Tole, Trashëgimia Shpirtërore e Usta Laver Bariut në CD
17. Shoqata Polifonia Shqiptare, Festivali i 6-të Ndërkombëtar i Polifonisë Bylispolifonia
18. Fondacioni e Shkuara për të Ardhmen, Java e Serenatës Korçare 2014
19. Fondacioni Gjirokastra, Ripërtëritja e Traditës
20. Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHWB), E ka kush e ka: Trashëgimia Kulturore për të Rriturit e së Nesërmes dhe Fëmijët e së Djeshmes
21. Universiteti Polis, Java e Arkitekturës në Tiranë
22. Hasan Nallbani, Piktura Kishtare në Kalanë e Beratit{:}