Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE KONKURSI, PËR REALIZIMIN E “LOGOS” NË KREMTIM TË

JAVA E FLAMURIT”

Thirrje e hapur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, njoftim për aplikim për realizimin e “Logos”, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese, përgjatë kremtimit të “Javës së Flamurit” për vitin 2021.

DETYRA E PROJEKTIMIT DHE SYNIMI I REALIZIMIT

Synimi i realizimit të kësaj “Logo”, në kremtim e “Javës së Flamurit”, duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë. Logoja, do të shoqërojë evenimentet zyrtare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve në këtë kuadër.

KOHA E ZHVILLIMIT DHE SHPALLJES SË FITUESIT TË KONKURSIT

Shpallja e Konkursit bëhet më datë:  03.11.2021

Data e fundit e aplikimeve: 15.11.2021

Shpallja e fituesit do të bëhet jo më vonë se data 16.11.2021

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Ministria e Kulturës.

KUSHTET E PJESËMARRJES NË KONKURS

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë student, artistë, krijues në fushën e arteve pamore. Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të aplikojë online në adresat zyrtare të Ministrisë së Kulturës: info@kultura.gov.al

  • Kartë identiteti (jpg/pdf)
  • CV (word/pdf)
  • Punimet duhet të jenë origjinale, të pa publikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit.
  • Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup.
  • Punimi i Logos, duhet të jetë shprehje artistike figurative ose grafike.
  • Punimi mund të paraqitet:

Secili prej këtyre formateve duhet të paraqitet i punuar me ngjyra i printuar nga kompjuteri dhe në formë elektronike.

Logo duhet të paraqitet në sfond të bardhë, të zi dhe me ngjyrë, si dhe të dorëzohet në formatet:

  • Eps
  • Pdf
  • Jpg
  • Png

Aplikuesi do të marr një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij. Mungesa e një, ose më shumë dokumenteve të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.

ORGANIZIMI I KONKURSIT

Ministria e Kulturës, do të realizojnë të gjithë procesin e realizimit të konkursit për përzgjedhjen e Logos fituese.

Vlerësimi artistik i Çmimit fitues është 100.000 (njëqindmijë) lekë, ku përfshihet dhe taksa e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Me përfundimin e Konkursit dhe shpalljes së bocetit fitues, ndërmjet artistit dhe Ministrisë së Kulturë Kulturës, lidhet Kontrata për pagesën ku subjekti fitues në bazë të Ligjit nr. 35/2016, dt. 31.03.2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to”, i ndryshuar neni 9, pika c”, nuk i njihet e drejta e përfitimit material të mëtejshëm për përdorimin e veprës së tij nga ana e Shtetit Shqiptar.

VLERËSIMI I FITUESIT

Fituesi i konkursit përcaktohet nga Kolegjiumi i përbërë me ekspertë të fushës, i ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Kulturës dhe do të njoftohet brenda 5 ditësh nga mbyllja e afatit të dorëzimit.

ORGANIZATORËT E KONKURSIT

Ministria e Kulturës, ngarkohet për shpalljen e njoftimit të Konkursit.

 {:}