Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Idea e Festivalit
Organizatorët e edicionit të tretë të Festivalit të Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri (16 – 23 Maj 2015) mirpresin filma mbarë botëror mbi mjedisin. Tre janë kategoritë në konkurim: filmi me metrazh të shkurtër (<20min), filmi me metrazh të gjatë (>20min) dhe EFFA Lab Film.

EFFA Lab Film është një formulë e re e festivalit. Ky “laborator” synon të nxis regjisorët e rinj në të gjithë ballkanin të prodhojnë filmat e tyre me temë mjedisin . Organisatorët e FFMSH synojnë të mbështesin filmin mjedisor ballkanik, duke ju ofruar mundesinë këtyre realizuesve të paraqesin punët e tyre përgjatë zhvillimit të festivalit duke ju dhëne gjithashtu edhe vëmedjen e duhur mediatike. FFMSH merr përsipër të shpërndaj nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar filmat pas përfundimit të festivalit.

Pranimi
Filmat që plotësojnë kushtet e mëposhtme do të merren parasysh për përzgjedhjen:

(1) Thirrja për filmat me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe Lab Film është e hapur për
çdokënd (pa dallim kombësie ). Filmi duhet të ketë kryefjalë “mjedisin”. Çdo përmbajtje mjedisore është e mirpritur, madje edhe qasjet shumë-disiplinore.

(2) Projektet e paraqitura më parë në FFMSH nuk do të pranohen.

(3) Për të qënë pjesë e Lab Film në FFMSH, filmi duhet të xhirohet domosdoshmërisht në
(Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Bosnje-Herzegovinë, Serbi, Kosovë, Mali Zi, Maqedoni, Greqi,
Bullgari, Rumani). Nuk ka limite lidhur me kohë zgjatjen e filmit.

(4) Filmat pjesmarrës në festivale të tjera më parë nuk mund të bëjnë pjesë në kategorinë Lab Film por mund te renditen përkrahë filmave me metrazh të shkurtër apo të gjatë.

(5) Në rastet e përdorimit të veprave me të drejtë autori si muzika apo imazh nga ndonjë film, aplikuesit duhet të plotësojnë proçedurat e duhura të liçensimit përpara se të paraqesin filmin.

Nëse fituesi i ndonjë çmimi do të rezultojë se nuk e ka marrë lejen e autorit për përdorimin e veprës, çmimi i tij mund të anullohet. Organizatorët e festivalit nuk marrin përgjegjësinë për asnjë çështje të kësaj natyre.

Proçedurat e Aplikimit

(1) Pagesa: Falas

(2) Filmat pjesëmarrës: Pjesëmarresit duhet të paraqesin një web-link ose të dërgojnë filmat e tyre me email tek organizatorët e Festivalit. Dy fotografi që kanë të bëjnë me filmin (postera ose skena nga filmi) dhe një sinops të shkurtër në anglisht që do të jetë pjesë e prezantimit. Kategoria e synuar duhet nënvijëzuar në e-mail.

(3)
Adresa:
Adresa e emailit të organizimit të festivalit është: environmentfestival.albania@gmail.com. Një email konfirmimi do të dërgohet pasi të merret propozimi.

(4) Afati i pranimit: Filmat pjesëmarrës duhet te merren nga organizatorët e Festivalit para datës 10 Prill 2015 , ora 11:59pm (ora lokale).

Metoda e përzgjedhjes
Një juri e caktuar nga organizatorët e Festivalit do të përzgjedhë një maksimum prej 10 filmash për çdo kategori. Përzgjedhja do të bëhet para datës 18 Prill 2015. Filmat e perzgjedhur do te shfaqen në edicionin e tretë të Festivalit të Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri.

Përzgjedhja e fituesit
Një juri ndërkombëtare do të caktohet nga organizatorët e Festivalit. Kjo juri do të
përcaktoj fituesin e filmit më metrazh të shkurter dhe filmit me metrazh të gjatë me çmimet e mëposhtme:
• Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.
• Filmi i dytë më i mirë me metrazh të shkurtër.
• Filmi më i mirë me metrazh të gjatë
• Filmi i dytë më i mire me metrazh te gjatë
• Çmimi për Lab Film më të mirë
• Çmimi për Lab Film të dytë më të mirë

Arkiva e Festivalit
Me përfundimin e këtij Festivali dhe me marrëveshjen e pjesëmarrësve, organizatorët e Festivalit mund të shfaqin të gjitha filmat e paraqitur, si pjesë e programit “Ndërgjegjësimi për Mjedisin” në vende të ndryshme te Shqipërise.{:}