Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës hap Thirrjen për projekte kulturore për vitin 2023.

Mbështetur në politikat e Qeverisë Shqiptare për kulturën, për të gjallëruar jetën artistike, me një fokus të veçantë gjatë sezonit turistik, për të promovuar trashëgiminë tonë kulturore materiale e jomateriale, Ministria e Kulturës hap Thirrjen për projekte kulturore.

 

Ministria e Kulturës është angazhuar në krijimin e një klime të shëndoshë për nxitjen dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore dhe mbajtjen gjallë të komunikimit me publikun.

 

Programi i Ministrisë së Kulturës për Artin dhe Trashëgiminë 2023 do të sigurojë mbështetje konkrete për industritë krijuese në vend, duke cekur të gjithë sektorët kulturorë, duke synuar mbështetjen e skenës së pavarur artistike, përmirësimin e cilësisë artistike, promovimin e prodhimeve të tyre dhe lehtësimin e qasjes në mekanizmat inovativë të financimit.

 

Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen në Shqipëri. Këtë vit do të mbështeten festivale, projekte që promovojnë trashëgiminë kulturore përmes teknologjisë, industritë kreative, publikime që lidhen me promovimin e trashëgimisë dhe vendit tonë etj.

 

Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës mars – nëntor 2023.

Thirrja për projektpropozime do të qëndrojë e hapur nga 25 janar-25 shkurt 2023

 

Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar , dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Ministrisë së Kulturës,

Adresa : Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë

 

Aneks 1 – Udhezuesi 2023

Aneks 2-Formulari i Aplikimit 2023

Aneks 3 -Tabela për kostot financiare të projektit 2023

Aneks 4-Tabela e aktiviteteve 2023

Aneks 5-Lista e dokumenteve 2023{:}