Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të Programit “Evropa Krijuese”, për NënProgramin Kultura publikohet thirrja për projekt propozime “Mbështetje për projektet Evropiane të bashkëpunimit”.

Prioritetet e kësaj thirrjeje:

•             promovimi i lëvizjes ndërkombëtare të artistëve dhe profesionistëve për forcimin e bashkëpunimit dhe qarkullimit ndërkombëtar të krijimtarisë së tyre;

•             forcimi i zhvillimit të audiencës për të stimuluar interesin dhe aksesin në veprat artistike dhe kulturore evropiane si dhe trashëgiminë materiale dhe jo-materiale;

•             zhvillimi i krijimtarisë dhe i mënyrave të reja përqasjeje si modele përfitimi ekonomik, në veçanti ndaj përqasjes dixhitale.

Në mënyrë të veçantë do të mbështeten projektet që ndihmojnë në rritjen profesionale të profesionistëve të fushës së artit, por edhe të atyre që janë të angazhuar në fushën e edukimit dhe zhvillimit të dialogut ndërkulturor për të luftuar kështu çdo formë diskriminimi.

Kategoria e Projekteve përfituese:

Kategoria 1 – Projekte të vogla bashkëpunimi

Kjo kategori përfshin projekte:

–           Ku përfshihet një projekt-lider dhe të paktën edhe dy (2) partnerë të tjerë që janë ligjërisht të regjistruar në të paktën tre vende që mund të marrin pjesë në nën-programin Kultura të Europa Krijuese.

–           Janë subjekte të një aplikimi për grant ndaj BE-së për jo më shumë se 200 000Euro dhe maksimumi i grantit që do të financojë BE do të jetë 60% e totalit të buxhetit.

Kategoria 2 – Projekte të mëdha bashkëpunimi

Kjo kategori përfshin projekte:

–           Ku përfshihet një projekt-lider dhe të paktën edhe pesë (5) partnerë të tjerë që janë ligjërisht të regjistruar në të paktën gjashtë vende të ndryshme që mund të marrin pjesë në nën-programin Kultura të Europa Krijuese.

–           Janë subjekte të një aplikimi për grant ndaj BE-së për jo më shumë se 2 000 000Euro dhe maksimumi i grantit që do të financojë BE do të jetë 50% e totalit të buxhetit.

Për të dyja kategoritë, afati maksimal i realizimit të projektit është 48 muaj.

Aplikantët duhet të jenë: Operatorë aktivë në sektorin kulturor dhe krijues, publikë dhe privatë, që janë të themeluar ligjërisht, të paktën 2 vjet nga data e fundit e aplikimit dhe janë të aftë ta dokumentojnë këtë, në një nga vendet që marrin pjesë në Nën-Programin Kultura. Individët nuk mund të aplikojnë për grante.

Aplikantët duhet të jenë në gjendje të mbështesin financiarisht projektin gjatë zhvillimit të tij dhe të ndihmojnë në financimin e tij, sepse programi “Evropa Krijuese” financon maksimalisht deri në 60% të buxhetit total të projektit.

Informacione mbi guidën për thirrjen, guidën për aplikuesit si dhe për procedurat e aplikimit gjenden në adresën:

https://eacea.ec.europa.eu/creative-europe/funding/support-european-cooperation-projects-2016_en

Afati i aplikimit 7 Tetor 2015, ora 12.00 (mesditë, Bruksel)

Ministria e Kulturës do të organizojë një sesion informimi me aplikantët e interesuar për  këtë thirrje në  9 Shtator 2015, ora 10:00, salla “Tefta Tashko”, në Ministrinë e Kulturës.{:}