Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Tirana International Film Festival rikthehet për t’ju dhënë magji mbrëmjeve të vjeshtës kryeqytetase. Imazhet, personazhet, historitë, drita e projeksioneve dhe mijëra frame film janë në portat e kryeqytetit shqiptar. Tirana International Film Festival në edicionin e tij të 13-të jo vetëm vijon të mbetet besnik i dashamirësve të kinemasë por edhe ti japë qytetit atmosferën magjike të Artit të Shtatë.

4,200 aplikime filma nga 110 vende të botës që kanë synuar pjesëmarrjen në TIFF janë treguesi i cilësisë së  këtij festivali në listën “must” të Festivaleve rajonale të Kinemasë.

Hollywood Foreign Press Association e ka renditur Tirana International Film Festival mes 102 Festivaleve më të rëndësishme botërore për vitet 2015-2016. Këtë listim mund ta verifikoni lehtësisht edhe në filmat pjesëmarrës të këtij viti ku nuk mungojnë filma që janë shfaqur dhe kanë ftituar edhe cmime në festivalet më prestigjioze si Kanë, Berlin, Venecia, Karlovy Vari etj.

Nëse do të na ndiqni me interes në një partneritet të vecantë bashkëpunimi nuk do mungojnë historitë interesante, personazhet pikante dhe filmat të një cilësie shumë të mirë të kinemasë indipendente. Programi si në garën e filmave të gjatë artistikë po ashtu edhe të shkurtër është shumë I pasur me tituj si “Cash Only” nga Malik Bader, “Babai” i Visar Morina, “Burrnesha” nga Laura Bispuri, “Xenia” nga Panos H. Koutras, “Banat, Il viaggio” nga Adriano Valerio një sukses në Festivalin e Venecias e shumë tituj të tjerë sugjestionues. Ndërkohë që një tribut i veçantë I kushtohet një prej personaliteteve të kinemasë italiane dhe botërore siç është Pier Paolo Pasolini në “Pasolini Day”.

28 Tetor – 5 Nëntor në Kinema Millenium në Tiranë

Tirana International Film Festival – TIFF

www.tiranafilmfest.com

 

https://www.facebook.com/TIRANAFILMFESTIVAL

www.facebook.com/groups/tiranafilmfestival

https://twitter.com/TiranaFilmFest

https://www.youtube.com/user/TiranaFilmFestival1

https://vimeo.com/tiranafilmfestival{:}