Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Projekti “Tinguj dhe Monumente”  është në udhëtimin e tij.  Muzika e bukur shqiptare dhe ajo botërore, e interpretuar nga formacioni i harqeve  “Tinguj dhe monumente“ po  dëgjohet nëpër vendet monumentale të Shqipërisë.

Në ditën ndërkombëtare të muzeve, formacioni  performoi në Apoloni,  ku  nëpërmjet muzikës spektatorë të pranishëm u njohën edhe me  historinë e Apolonisë.

Në bashkëpunim me Qendrën Kulturore  Margarita Tutulani koncerti i radhës është me datë 9 Qershor 2016 në Berat. Pas realizimit të performancës mbyllja e koncertit do të bëhet së bashku me orkestrën e qytetit, në sheshin kryesor të qytetit përpara Qendrës së Kulturës. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës.

9 qershor 2016 , ora  20:00, Berat{:}