Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shkrimtari kroat Robert Perišić është fituesi i katërt i bursës së qëndrimit njëmujor në Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë (15 shtator / 15 tetor 2014), si pjesë e projektit “Tirana in Between”, organizuar nga “Poeteka” dhe mbështetur nga TRADUKI dhe Ministria e Kulturës.

Robert Perišić (Split, 1969) është shkrimtar kroat, autor i gjashtë librave. Tregimet e tij spikasin për temperamentin e tyre counter – culture e kundërrymë, në të cilat krijohen karaktere të gjallë e tejet mbresëlënës, falë të cilëve autori u bë i njohur që në fillimet e tij letrare. Janë këto karaktere që i siguruan Robert Perišić-it lexueshmëri të gjerë në Kroaci dhe vendet e ish-Jugosllavisë, sidomos tek lexuesit e rinj. Përmbledhja e tij e parë me tregime “Ju mund ta pështyni atë që do t’ju pyesi për ne” (Možeš pljunuti onoga tko bude pitao za nas) u botua më 1999. Libri “Horror dhe shpenzime të mëdha” (Užas i veliki troškovi), përmbledhje me njëzet tregime, u botua në vitin 2002. Romani i tij “Naš čovjek na terenu” (Njeriu ynë në Irak), fitoi çmimin si romani më i nga Jutarnji (2008), ndërsa botmi në gjermanisht i romanit u vlerësua me ‘Literaturpreis der Steiermärkischen Sparkasse 2011’ në Graz, Austri.

Më pas, në vitin 2013, ky roman u botua edhe në SHBA (Black Balloon Publishing, Neë York – “Our Man in Iraq”) dhe u prit mjaft mirë si nga lexuesi ashtu dhe nga kritika letrare. Me rastin e botimit të librit, romacieri dhe eseisti amerikan Jonathan Franzen, shkroi: “Robert Perišić është një dritë që shkëlqen nga inteligjenca dhe vezullon nga për nga ironia, ai shpalos para nesh faktin se Kroacia e pas luftës jo vetëm vazhdon të jetë, por mbetet faktor i rëndësishëm”.

Libri i Perišić “Amerika kështjellë” (Dvorac Amerika) është një përmbledhje me poezi botuar në vitin 1995. Librin e tij i dytë me poezi “Ndonjëherë vonë” (Jednom kasnije) u botua në vitin 2012.
Robert Perišić ka studiuar gjuhë dhe letërsi kroate në Fakultetin Filozofik të Zagrebit. Punon si shkrimtar freelance.

Shtypi dhe çmimet – Për romanin “Njeriu ynë në Irak

“Megjithë temën serioze, romani është shumë komik dhe ka të përbashkëta me llojin e romaneve satirike me frymë anti-luftë të tipit “Ushtari i mirë Zhvejk” nga Jaroslav Hasek. Perišić ndërton një seri skenash të gjera dhe zbavitëse, plot dialogë të shpejtë dhe monologë të brendshëm plot ritëm.” (The Times – Suplementi letrar)

“Robert Perišić përshkruan, me mjaft zgjuarsi shtresëzimet e elitave qytetare, të cilët përpiqen të bëjnë paqë mes rebelimit të tyre të viteve ’90 dhe Kroacisë së ditëve të sotme…” (The New Yorker)

“Robert Perišić është një nga rastet e rralla të një shkrimtari të cilin e duan si lexuesit ashtu edhe kritika. Krijimtarinë e tij e bën të dallueshme ndjeshmëria qytetare, mënyra se si i trajton problemet bashkëkohore të brezit së tij, psh., papunësia, pasiguria, ndjenja e humbjes … Personazhet e tij shpesh janë të koklavitur, të zymtë, cinikë, por në të njëjtën kohë edhe qesharakë e naivë. Megjithëse janë të zhytur në një atmosferë lokale, ata ndajnë me botën muzikën, letërsinë dhe problemet ekzistenciale e tyre.” (Slavenka Drakulić, shkrimtare.)

“Unë nuk jam kroat, por jam gazetar, dhe njoh shumë prej njerëzve të shfaqur në këtë libër – jo realisht, sigurisht, por njoh karaktere të tillë. Në të gjithë rastet, jo vetëm doja të dija se ç’do të ndodhte më pas, por ndalesha dhe miratoja: “Po, është pikërisht kështu!”
(Tim Judah, korrespondent për Ballkanin i gazetën The Economist)

“…mjaft i mprehtë dhe origjinal” . ( The Toronto Star)

“Robert Perišić është një dritë që shkëlqen nga inteligjenca dhe vezullon nga për nga ironia, ai shpalos para nesh faktin se Kroacia e pas luftës jo vetëm vazhdon të jetë, por mbetet faktor i rëndësishëm”.
– Jonathan Franzen{:}