Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Tirana lexon” është konceptuar si një aktivitet leximi maratonë, në ditën e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë II “Literature in Transit”, më datën 29 Tetor 2015, nga ora 8.00 – 17.00.
Qytetarë të të gjitha moshave ftohen të lexojnë tekste letrare (prozë dhe poezi) me tema kyçe, si “tranzit”, “tranzicion”, “emigracion”, “transformim” etj. Natyrisht që çdokush është i lirë të lexojë edhe nga krijimtaria e tij.
Çdo pjesëmarrës do të marrë ftesë për të ndjekur të gjitha aktivitetet e festivalit që zgjat nga data 29 deri më 31 tetor 2015.
Vendet ku do të zhvillohen leximet do të propozohen në faqen e internetit të Festivalit (http://ëëë.tiranalitfest.com/).
Leximet nuk mund të jenë më të gjata se 5-15 minuta. Ato mund të jenë në shqip, por edhe në një gjuhë të huaj, sipas dëshirës.
Të gjithë pjesëmarrësve në performancën “Tirana Lexon” do t’u kërkohet të dorëzojnë deri në datën 20 Tetor këto të dhëna ne adresen: tiranalexon2015@gmail.com

•    emri/mbiemri
•    titulli i veprës që do lexojnë
•    emrin e autorit/autores,
•    vendin e saktë se ku do të lexojnë dhe
•    orën e saktë të leximit.

Një javë para ditës së leximit, të gjitha leximet e parashikuara do të shpallen në faqen e internetit dhe në Facebook.

Ju lutem na dergoni një e-mail në adresën tiranalexon2015@gmail.com ose belfjore@yahoo.com.

Festivali Nderkombetar i Letersise TILF 2015 eshte nje projekt i IDMC, mbeshtetur nga Ministria e Kultures, Fondacioni Allianzkulturstiftung dhe partnere te tjere.
Adresa: IDMC, Rruga e Elbasanit, Pll. Edil-Alit, Kati 2, Zyra 213. www.tiranalitfest.com{:}