Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6742]

Tirana është gati për të pritur Papa Françeskun këtë të diel më 21 shtator. Bulevardi është dekoruar sot me flamuj shqiptarë dhe të Vatikanit, portrete të Papa Françeskut dhe të martirëve të klerit katolik dhe ortodoks shqiptarë të cilët janë bërë dëshmorë në emër të fesë.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka bërë sot një nga inspektimet e fundit në sheshin “Nënë Tereza”, ku po vijojnë edhe ato pak përgatitje që kanë mbetur deri të dielën e madhe, në pritje të Atit të Shenjtë.

“Lidhur me organizimin e ceremonisë së vizitës së Papës, sot kemi një avancim të ri, mbas meje ju shikoni dekorimin më të plotë të Bulevardit , me flamujt e Vatikanit dhe me flamurin tonë kombëtar,  përgjatë gjithë Bulevardit ‘Nënë Tereza’, sikurse janë të vendosur edhe në akse të tjera të Tiranës që e lidhin me aeroportin dhe do të vazhdojë dhe me Durrësin. Sot e reja është që në këtë Bulevard, që quhet Bulevardi i Dëshmorëve, kemi vendosur edhe portrete të disa dëshmorëve në fakt të veçantë, të cilët janë martirë, priftërinj, të kishës katolike por jo vetëm, por edhe të fesë ortodokse, madje ka edhe civilë, të cilët për shkak se nuk e mohuan atë që mendonin u bënë pjesë e këtij grupi dëshmorësh,” tha ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Ajo tha para mediave se një pjesë e këtij dekori ka qenë edhe ide e kryeministrit Rama i cili ka diskutuar edhe me krerë të Vatikanit në takimet që ka bërë më herët, dhe është zgjedhur ky dekor nga të dyja palët.

“Është një dekor për të cilin kemi punuar gjatë. Ideja në fakt fillestare e këtij dekori, është edhe e kryeministrit Rama i cili e ndau këtë ide edhe me personalitete të Vatikanit, në bisedat e tij dhe në bashkëpunim edhe me autoritetet dhe protokollet e Vatikanit. Komisioni për organizimin e vizitës së Papës vendosi për këtë dekor që ju e shini sot të realizuar pas meje, ndërkohë që vazhdon puna në orët e fundit të saj për përfundimin e altarit në Sheshin “Nënë Ter” tha ministrja Mirela Kumbaro.

Ajo shtoi se i është kërkuar  zyrtarisht Vatikanit të bëhet  shenjtërimi I disa martirëve, duke shtuar se ka nisur procesi i kanonizimit të tyre.{:}