Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Atmosfera ishte plot me aktivitete kulturore për fëmijë nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, shfaqje me ngjyra nga Cirku Kombëtar, ekspozita dhe koleksioni magjepsës i mjeteve RETRO. Fëmijët mësonin rreth sigurisë rrugore në një kënd edukativ dhe argëtues, ndërsa ansamblet popullore dhe DJ-t ndërthurën traditën me energjinë urbane.Mijëra turistë kanë mbërritur në Shqipëri për të ndjekur La Grande Partenza – një moment historik për vendin tonë që për herë të parë mirëpret nisjen e një prej garave më të mëdha të çiklizmit në botë.

Ky event nuk është thjesht një festë, por një motor zhvillimi për vendin: rritje të turizmit, mbështetje për bizneset lokale, promovim të gastronomisë dhe kulturës shqiptare, si dhe një prezantim i denjë i Shqipërisë në sytë e botës.

Giro d’Italia në Shqipëri është dëshmi e qartë se kur sporti, kultura dhe mikpritja bashkohen, ndikimi është i jashtëzakonshëm – për qytetarët, për ekonominë dhe për imazhin tonë ndërkombëtar!

Video