Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Në prezencën e Kryeministrit, z. Edi Rama, nisim bashkëpunimin me një nga programet më transformuese për edukimin profesional mbi kinemanë dhe ekraninin – Tirana Training Center, me Catalyst Story Institute!
Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë në Shqipëri, duke ofruar:
Trajnime profesionale për deri në 400 studentë njëkohësisht, në fusha si aktrimi, regjia, animacioni, prodhimi, shkrim skenaresh dhe më shumë.
Një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, WarnerBros, Paramount, Disney dhe të tjerë.
Një mundësi për ta pozicionuar Shqipërinë në qendër të hartës rajonale të industrisë kreative dhe prodhuese, me potencial të madh për përfitime ekonomike, sociale e kulturore.
Falenderime të veçanta për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë nismë transformuese!