Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe në Ministrinë e Kulturës,  në kuadër të nismës “TREGO KULTURËN TENDE” për inventarizimin e  Trashëgimisë Jomateriale,  organizon më dt. 10 korrik ora 10.00-13.00 një trajnim për rritjen e kapaciteteve të stafit të Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe përfaqësuesve të shoqatave apo bartësve të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

 

Trajnimi ka për qëllim aftësimin e kapaciteteve njerëzore me qëllim përmbushjen e një prej objektivave të Konventës  së UNESCO-s, për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale , Paris 2003, atë të inventarizimit të kësaj trashëgimie me pjesëmarrjen e vetë komuniteteve dhe individëve.

Në këtë trajnim ftohen të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në pasurimin e  hartës digjitale interaktive të trashëgimisë jomateriale të shpallur zyrtarisht nga Ministria e Kulturës, më 21 Maj 2015, me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor.

 

https://www.google.com/maps/d/u/0/viewer?mid=zqRLBBvrMriI.krAS1EMQvZ-U

 

Vecanërisht janë të mirëpritur studentët që kanë dëshirë dhe dhunti për të regjistruar elementë të Trashëgimisë Jomateriale në format video.

Pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur sipas mundësive,  me aparate celulare ose tableta, kamera ose dhe cdo lloj mjeti tjetër që realizon filmime video.

 

Trajnimi ka për qëllim sidomos përdorimin e teknologjive të lëvizshme (celularë dhe tableta)

 

Axhenda e takimit:

09.30     Regjistrimi i pjesëmarrësve

10.00     Prezantimi i pjesëmarrësve

10.15     Prezantimi i funksionimit të hartës digjitale, nga Dr. Shpend Bengu

10.30     Procedurat e regjistrimit dhe depozitimit të të dhënave

12.00     Pyetje , diskutime

13.00     Mbyllja e aktivitetit

Për çdo pyetje apo sqarim të kontaktohet në adresën e e-mailit  shpend.bengu@kultura.gov.al{:}