Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Qendra Rajonale për Restaurimin e Monumenteve me qendër  në Tiranë, Shqipëri, në bashkëpunim me zyrën rajonale të UNESCO-s për shkencën dhe kulturën në  Evropë (zyra e UNESCO-s Venecia), do të zhvillojë një  workshop trajnimi rajonal në konservimin e qeramikës.  Kursi 2- javor i trajnimit do të zhvillohet në Tiranë, Shqipëri nga 10-22 nëentor 2014, në Qendrën Rajonale Tiranë për restaurimin e monumenteve.

(deadline: 26 shtator 2014)

Programi i trajnimit do të konsistojë në aktivitete teorike dhe praktike, me qëllim ilustrimin e konservimit relevant dhe teknikat e restaurimit, në përputhje me principet dhe standartet e njohura ndërkombëtare të konservimit. Leksionet dhe vendi i punës do të adresojnë principet e konservimit, me fokus të veçantë objektete e qeramikës, duke përfshirë njohuri në teknikat historike të ekzekutimit, proceset e dëmtimit, trajtimet e konservimit dhe metodat, ashtu si dhe kërkesat e mirëmbajtjes.

Aktivitetet e trajnimit do të udhëhiqen nga ekspertë shqiptarë dhe eskpertë të huaj, nën koordinimin e përbashkët të qendrës rajonale Tiranë, për restaurimin e monumenteve dhe zyrës rajonale të UNESCO-s për shkencën dhe kulturën në Evropë, Venecia .

Aplikimi

Aplikantët duhet të paraqiten tek qendra rajonale për restaurimin e monumenteve, jo më vonë se data 26 shtator 2014, 12am me dokumentat si më poshtë:

  • CV (formati Europass CV)
  • Letër personale motivimi
  • Me zgjedhje/ Letër mbështetjeje nga institucioni/ose komisioni kombëtar për UNESCO, dhe/ose Ministria e Kulturës

Aplikimet dhe dokumentat bashkëlidhur duhet të dërgohen me e-mail në formë elektronike në adresën:  edlira.caushi@gmail.com

Zyra e Unesco-s Venecia (to the attention of Sinisa Sesum)

 s.sesum@unesco.org

Matteo Rosati: m.rosati@unesco.org

Aplikimet jo të plota, aplikimet e dërguara pas datës së deadline-it dhe aplikimet që nuk janë dërguar në adresat e mësipërme nuk do të pranohen.

Për informacione të plota vizitoni faqen zyrtare të UNESCO-s.{:}